Nis lëvizja ‘Basha ik’ në PD, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar: Ti nuk je burrë, i paaftë, dështak dhe gënjeshtar!

Nis lëvizja kundër Lulzim Bashës brenda në Partinë Demokratike. Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së është një nga zërat më kritikë ndaj kryetarit demokrat. Ai i kërkon Lulzim Bashës që të bëhet burrë dhe të largohet nga drejtimi i partisë, që thotë se e ka dërguar nga humbja në humbje. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar demokrat shprehet se PD-ja zyrtare nuk bind se është më e mirë se banda e Ramës në pushtet. Për Kullurin ka vetëm një fajtor të vetëm dhe ai është kryedemokrati, që sipas tij po e mban partinë peng prandaj duhet të largohet.

PD zyrtare ka 6 vjet qe vetem kundershton, kritikon, denoncon dhe replikon me qeverine! PD zyrtare nuk bind se eshte me e mire se banda e Rames ne pushtet, nuk krijon alternative dhe ekip te besueshem. PD zyrtare nuk degjon brenda partise se si mund te jete me demokratike, me transparente, me krijuese, me alternative, me e djathte, me e drejte dhe me reflektuese. PD zyrtare eshte shnderruar ne opozite e “forces se zakonit”! Pasqyre e keqe e vetes dhe kundershtarit por jo oferte me e mire qeverisese! Mjafton rrumpalla ne politiken e jashtme me rastin e Memorialit te Grushtit te Shtetit ne Turqi per te kuptuar se c’shemti eshte ky leadership!

Demokratet u lodhen, u robtuan neper protesta, bojkote dhe marrezite e nje njeriu dhe rrethit te tij besnik duke bere vetem “hapa pas” dhe “asnje hap para”! Partine po e mban peng nje njeri i paafte dhe pa asnje lloj pergjegjesie per deshtimet e njepasnjeshme! Po i terheq deshperishmisht nga “genjeshtra ne genjeshter”! 10 revolucione imagjinare ka drejtuar deri tani dhe Rama nderkohe ka arritur cdo fitore prej humbjeve te PD! Nese ke halle te tuat keto nuk jane hallet e PD dhe shqiptareve! Behu burre dhe ik, por ti nuk je i tille, se burrat nuk fshihen dhe nuk genjejne! Burrat mendojne, burrat bashkojne, burrat luftojne, burrat prijne, burrat fitojne! Dhe kur nuk i arrijne keto, ikin “si burrat“shkruan ai.

Pjesë e kësaj lëvizjeje përpos Kullurit pritet që të jenë pikërisht zërat kritikë të Bashës duke nisur që nga Jozefina Topalli, Arben Imami, Edit Harxhi, Ibsen Elezi, Arben Ristani por edhe shumë të tjerë. Përgjatë ditëve të fundit këto zëra kanë qenë mjaft kritikë ndaj liderit demokrat duke nënvizuar se problemet në PD kanë ardhur pikërisht për shkak të lidershipit të dobët. Ata kanë bërë me faj këtë të fundit për rëniet e pësuara nga partia më e madhe opozitare përgjatë muajve të fundit, duke nisur që nga djegia e mandateve e deri tek bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit, e cila u përkthye në humbje të bastioneve të djathta në pushtetin lokal. PD tashmë ka mbetur pas përfaqësim në asnjë nivel pushteti, duke qenë se përgjatë ditëve të fundit kryetarët socialistë janë futur në bashkitë të cilat më herët drejtoheshin nga PD.

/shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne