Nis ndërtimi i raketave të reja bërthamore: Pas SHBA-së edhe Rusia tërhiqet nga Traktati antiraketor.

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen nga Traktati antiraketor, edhe Rusia ka bërë të njëjtin hap. Mediat raportojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë me dije gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm dhe atë të Mbrojtjes, se tërheqja do të përmbushet brenda gjashtë muajve, duke i dhënë fund një kuadri rregullator të dakordësuar për reduktimin e raketave me rreze të mesme.

“Do japim një përgjigje spektakolare. Partnerët amerikanë kanë njoftuar pezullimin e pjesëmarrjes së tyre në traktat dhe edhe ne do ta pezullojmë”, citohet Putin.

Po kështu presidenti rus ka njoftuar nisjen e punës për ndërtimin e raketave të reja, mes të cilave edhe ato supersonike duke u kërkuar ndërkohë ministrave që të mos bëjnë asnjë lëvizje për negociata me SHBA-të.

Megjithatë Putin ka saktësuar se Rusi nuk do të dislokojë raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme nëse këtë gjë nuk e bën ShBA.
Me këtë akt merr fund një periudhë stabilizimi që nisi në vitin 1987 dhe që prish nga ambiciet e ShBA dhe defiçenca e tyre në ushtrimin e strategjisë së mbrojtjes në disa rajone ku forca konvencionale ka hasur në rezistencë të suksesshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne