Nis nga e para procesi, prokuroria: Të merren me forcë Tom Doshi dhe Durim Bami në gjyq

Prokuroria kërkoi thirrjen me forcë të Tom Doshit dhe Durim Bamit nëse nuk paraqiten në seancën gjyqësore, por gjykatësja ka rrëzuar kërkesën e prokurores. Ndërkohë për Mark Frrokun është konstatuar se ish deputeti nuk ka marrë fletë-thirrjen për gjyq, pasi është liruar me kusht nga burgu i Fierit.

Tom Doshi, ish-kolegu i tij Mark Frroku dhe Durim Bami akuzohen për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim. Sipas prokurorisë, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijuan prova të rreme me qëllim që ndaj të niste një hetim penal ndaj Ilir Metës (kryeparlamentar në kohën kur u regjistrua video).

Doshi pretendonte që Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij bashkë me ish-deputetin e PD-së Mhill Fufi dhe se këtë gjë ia kishte rrëfyer miku i tij Mark Frroku, por prokuroria pas hetimeve arriti në konkluzionin se gjithçka ishte e sajuar dhe i mori të pandehur. Çështja e tyre kaloi në të gjitha gjykatat, nga ajo e Larta, në Kushtetuese, pastaj tek Krimet e Rënda e në fund u rikthye në Gjykatën e Tiranës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne