Nis protesta e opozitës, mijëra qytetarë para kryeministrisë

Dhjetëra mijëra qytetarë, u janë bashkuar partive opozitare, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protesta ka qenë paqësore  dhe kjo ka bërë që pjesëmarrja të jetë mjaft e lartë.  Një pjesë e qytetarëve kanë marrë me vete edhe fëmijët e tyre, duke ndjekur shembullin e kryetarit të Partisë Demokratike, i cili ka dalë në protestë sëbashku me vajzat dhe bashkëshorten.

Protestuesit kanë mabajtur parulla të shumta, kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilën e konsiderojnë qeveri të krimit. Një nga surprizat e protestës, ishte edhe një bust i kryeministrit, me përmasa shumë të mëdha, i ngjashëm me bustin e dikurshëm të diktatorit Hoxha.

Vendi gjendet në një krizë të thellë politike dhe vetëm nëntë ditë na ndajnë nga 30 Qershori, ditë kur Edi Rama do të marshojë i vetëm në zgjedhje, ndërkohë që Presidenti i vendit i ka anulluar zgjedhjet me anë të një dekreti. Data 30 Qershor, pritet të sjellë përplasje të forta mes palëve.

/TPZ.al/

VIDEO:


FOTO:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne