Nis raundi dytë i regjistrimeve, rihapet portali Online i Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka njoftuar të gjithë maturantët, të cilët nuk arritën dot të plotësojnë në kohë Formularin e Aplikimit për në universitete do të kenë një shans të dytë, duke filluar nga data 15 shtator.

Qendra e Shërbimeve Arsimore do të rihapë portalin Online të Maturës Shtetërore, për një raund të dytë regjistrimesh, që do të mbyllet në datën 22 shtator. Maturantët e interesuar do të mund të kryejnë aplikimet në datat e paracaktuara përmes një kalendari, sipas qarqeve përkatës. Kandidatët do të kenë të drejtë të zgjedhin deri në 10 preferenca.

Ndërkohë që, paraprakisht ata duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën e 2 mijë lekëve. Mandati i pagesës së kryer do të dorëzohet në shkollën ku këta kandidatë kanë kryer plotësimin e Formularit A1/A1Z.

Publikimi i librit të transparencës ishte mundësia fundit e konkurrentëve për saktësimin e të dhënave të tyre, të cilat mund t’i penalizonin në listimin e fituesve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne