Nis revolta në Kakavijë, qytetarët dalin nga makinat e bllokojnë rrugën. Situata alarmante

Situata në Kakavijë sa vjen e përkeqësohet. Mijëra qytetarë janë duke pritur në radhë, e cila shkon gati 20 kilometra, pasi pala greke punon me personel të reduktuar.

Ato  që kanë tre ditë që po presin, duke u torturuar kanë nisur revoltën dhe kërkojnë të kalojnë në Greqi.

Ata kanë dalë nga makinat e tyre dhe në shenjë protestë kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar asnjë makinë që të kalojë.

Tashmë përveç problemit të pritjes në radhë, mund të krijohen vatra të reja të COVID, pasi qytetarët kanë krijuar grumbuj./dosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne