Nis takimi Merkel-Vuçiç ku do të bisedohet për Kosovën

Ka nisur takimi në mes të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Davos të Zvicrës i cili po zhvillohet në kuadër të Forumin Ekonomik Botëror.

Kreu i shtetit serb ka njoftuar gjatë ditës se në mesin e temave të cilat do t`i diskutojë me zyrtaren e lartë gjermane është edhe Kosova, transmeton Klan Kosova.

Ky është takimi i tyre i 15-të deri më tani, duke përfshirë edhe kohën kur Vuçiq ishte kryeministër.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne