Shqiperia

Nishani fton palët për dialog

Presidenti i vendit, Bujar Nishani i kërkon edhe një tjetër herë liderëve politikë të ulen në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike qe ka kapur vendin, kur mazhoranca po pergatitet te shkoje ne zgjedhjet e 18 qershorit pa PD, opoziten.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend.

Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu./Gazeta Impakt

OPINIONE