Nishani: Nuk jemi popull trafikant, por Rama na nxiu faqen…

Ish-Presidenti Bujar Nishani, shprehet se, platforma qeveritare e kanabizimit të vendit përveçse i minoj kolonat kryesore të një shoqërie demokratike: institucionet, ekonominë, zgjedhjet, më shkatërruese solli damkosjen e imazhit tonë si popull në sytë e të gjithë Evropës.

Ne nuk jemi popull trafikant siç na e nxinë faqen këta!

Korrupsioni endemik i zyrtarëve dhe zyrave të shërbimit po duket si “një karramele” përballë korrupsionit të parasë së pisët të narkotrafikut që ka përlyer zyrtarë e jo zyrtarë, por të gjithë rrogëtar dhe pengje të trafikantëve.

Kjo maxhorancë e shkallmoj nga themelet serioziterin, dinjitetin, tabanin e konceptit “qeverisje”, shkruan Nishani në rrjetet sociale.

Postimi i Bujar Nishanit:

“Të dashur miq, e keqja ka kapur fundin.

Platforma qeveritare e kanabizimit të vendit përveçse i minoj kolonat kryesore të një shoqërie demokratike : institucionet, ekonominë, zgjedhjet, më shkatërruese solli damkosjen e imazhit tonë si popull në sytë e të gjithë Evropës.

Ne nuk jemi popull trafikant siç na e nxinë faqen këta!

Korrupsioni endemik i zyrtarëve dhe zyrave të shërbimit po duket si “një karramele” përballë korrupsionit të parasë së pisët të narkotrafikut që ka përlyer zyrtarë e jo zyrtarë, por të gjithë rrogëtar dhe pengje të trafikantëve.

Kjo maxhorancë e shkallmoj nga themelet serioziterin, dinjitetin, tabanin e konceptit “qeverisje”.

Shpresa dhe besimi, për këtë vend, për njëri-tjetrin është “knock doën”.

Rinia, i varfëri, i kamuri, i punësuari, i papuni, bisnesmeni, zyrtari, i madh e i vogël, duan të ikin ! Të ikin e veç të ikin!

Po e zhbëjnë këtë vend.

E qorrollipsën tërë dynjanë veç në 5 vjet qeverisje.

I pari i qeverisjes, i pari i vendimarrjes, i pari i pushtetit, i pari i përgjegjësive, më kryesori që duhet të ruajë besimin dhe garancinë e të gjithë të tjerëve thotë me gojën plotë e pa ju dridhur syri :

“ unë e bëra ekspertizën e përgjimit” dhe pa e patur fare përgjimin,

“unë e di të vërtetën” dhe pa e ditur fare historinë,

“unë ju akuzoj” dhe pse trafikantin e degdisi që ta fshehë, ……etj, etj, etj.

E keqja ka mbërritur fundin.

Qytetarët duhet të qëndrojnë, në këmbë, përball, të vendosur, të bashkuar kundër të keqes.

Koha për të qëndruar ka nisur Miq!”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne