Nishani: Solidaritet për lirinë e fjalës, çmenduria e rilindasit nuk ka kufi

Bujar Nishani, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, ka bërë thirrje sot në rrjetet sociale për “solidaritet në mbrojtje të lirisë së fituar me sakrifica!”.

Fjala është për protestën që do të zhvillojë media dhe shoqëria civile përpara parlamentit në orën 9:30, kundër së ashtuquajturës “Paketë Antishpifje”, me anë të së cilës kryeministri Edi Rama synon të ndëshkojë dhe të “disiplinojë” shtypin dhe fjalën e lirë.

Nishani nënvizon më tej se “Çmenduria e rìlindsit të korruptuar dhe bashkëpunëtor i krimit të organizuar nuk ka e nuk do të ketë kufi deri ditën që do t’i japim atë që meriton!”

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne