Nisja nga Spanja drejt Anglisë, prej ditësh të fshehur. Si u gjetën në anije 21 emigrantët shqiptarë teksa kërkonin ushqim

Mes peripecive për të kaluar ilegalisht, 21 emigrantë shqiptarë hipën dhe u fshehën në një anije mallrash në Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar panik tek anëtarët e ekuipazhit, që u alarmuan nga zbulimi që bënë.

Kështu raporton “The Sun”, teksa shkruan se bëhet fjalë për 19 burra dhe 2 fëmijë, të gjithë shqiptarët, që i frikësoheshin kontrollit, ndërkohë që ishin në kërkim të ushqimit dhe cigareve.

“The Sun”, shkruan se emigrantët u fshehën në anije, pak para se anija të nisej nga Bilbao, në Spanjën veriore. Ekuipazhi, prej 10 anëtaresh kërkoi ndihmë, pasi i zbuloi, duke njoftuar përmes radios.

Sipas asaj që raporton media e huaj, anija u nis të premten e shkuar, ndërkohë që shqiptarët u gjetën sapo mbërritën të martën në Mbretërinë e Bashkuar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne