Shqiperia

Nisma ligjore, në kartën e identitetit së shpejti një “gjini” e re

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka zbuluar në statusin e tij të fundit një nismë të re e cila duket se do futet në Shqipëri. Bëhet fjalë për kartat e identitetik, ku sipas Shehut, do i shtohet një “gjini” për personat LGBT.

Postimi i Shehut

Rreth nje nisme per nje “tjeter”, te krijuar artificialisht e qellimisht nga “disa”:

Deklarohet se ne Kuvend eshte dorezuar nje Projekt Ligj i ri per te vendosur ne dokumentet e identitetit, pervec seksit “mashkull ose femer” edhe nje rubrike “tjeter” per seksin, pa percaktim!

Askush nuk e shpjegon se si duhet emertuar ky seks i ri, “tjeter”.

Ne disa qenie biologjike ka dhe nje “tjeter”, quhet “hermafrodit”, besoj se nuk behet fjale per nje term te tille ne propozimin.

Perendia a Natyra i kane ndare njerrezit ne “meshkuj ose femra”, mbi te cilen eshte mbeshtetur vete ekzistenca e qenies njerrezore, familjes si baze e shoqerise ne te gjithe gjeresine e fjales.

Po keshtu deklarojne se po pregatisin edhe nje draft tjeter ligjor, qe te ndryshoje Kodi i yne i Familjes per dy qellime:

1-Te pranohet martesa e famija nga kopje homoseksuale, ose nga kjo “ tjetra” pa emer!

2- Te realizohen adoptime te femijeve nga kopje gay ose nga “tjetra”, perseri pa emer.

Pra kerkohet te goditen disa principe baze e te shenjta te shoqerise, rritjes e edukimit te femijeve, identifikimit te njerrezve, themele keto te mbijeteses e zhvillimit njerrezor.

Nje pyetje ne fund per ju miq: A mendoni se kjo “zhurme e re” nxitet te krijohet pikerishit tashti per te larguar vemendjen nga problemet e medha, qe ka sot vendi e kjo Rilindje??

Dhe per ta mbyllur, ketij statusi nuk po i bashkengjis foto, per disa arrsye…

OPINIONE