Nisma online/ Protestë nga karantina, qytetarët ftohen të shpalosin pankarta nëpër ballkone

Një nismë online, e ideuar nga Genc Sejko, ka filluar të marrë vëmendje në rrjetet sociale.
Nisma quhet “Shkruaje revoltën tënde” dhe është një thirrje që qytetarët, në pamundësi për të protestuar në sheshe, të shpalosin pankarta nga karantina ku gjenden, në ballkonet dhe dritaret e tyre, duke shprehur pakënaqësitë që kanë.

Ja çfarë shkruan Sejko për nismën e tij:

Shkruaje revoltën tënde!

Karantina mund të na kufizojë lëvizjen, por jo mendimin.
Karantina mund të na kufizojë jetën,por jo revoltën.

Revolta jonë nuk është dhe nuk duhet të jetë e sëmurë.

Çdo shqiptar e ka një motiv për t’u revoltuar.

Dikush është hequr nga puna padrejtësisht. Atëherë le ta shkruajë revoltën e tij dhe ta shfaqë në ballkonin e tij.

-Dua punë!

Dikush ndien peshën e rëndë të padrejtësisë. Atëherë le ta shkruajë revoltën e tij dhe ta shfaqë në dritaren e tij.

Dua Drejtësi!

Mund të vazhdoj në pafundësi me renditjen e shkaqeve të revoltës së çdo shqiptari, sepse në çdo shtëpi shqiptare ka një shkak për t’u revoltuar.

Në çdo shtëpi shqiptare, ka një njeri që do të thërrasë: Mjaft më!

Shkruaje revoltën tënde!
Shkruaje dinjitetin tënd!
Shkruaje të ardhmen tënde!

Foto ilustrim i idesë për protestë në karantinë:

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne