Një 58-vjeçar gjendet i pajetë në rrugën kryesore të Himarës

Pak pas mesnate rreth orës 00:43, në rrugën kryesore drejt Portit Himarë shtetasi F.Ç, 58 vjeç, është gjetur i pajetë në tokë.

Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. (Dyshohet se shtetasi F.Ç aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën).

Ekapertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne