Një akullnajë kërcënon brigjet e Grënlandës

Një ajsberg, 100 metra i lartë, kërcënon brigjet e Grënlandës duke detyruar autoritetet lokale të evakuojnë personat në afërsi të brigjeve.

Policia u kërkoi banorëve të ishullit të Innarsuit, shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë bregut, të largohen për shkak të frikës së përmbytjes nëse blloku i akullit shkëputet.

“Ne i trembemi një shkëputjeje të akullnajës që mund të shkaktojë përmbytje të zonës”, deklaroi Lina Davidsen, shefe e sigurisë në policinë e Grënlandës.

“Fshati, që ndodhet në veriperëndim të Grënlandës numëron 169 banorë, por vetëm ata që ndodhen në afërsi të ajsbergut janë evakuuar”, sipas të njëjtit burim.

Zbulimi i këtij blloku të madh akulli ndodhi disa javë më parë pas publikimit në një video, nga shkencëtarët e Universitetit të Nju Jorkut, të një ajsbergu që po shkëputej nga një akullnajë në lindje të Grënlandës. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne