Një avion reaktiv turk rrëzohet në Iran

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se një avion privat turk që ishte nisur nga qytetin Sharjah i Emirateve të Bashkuara Arabe për në Stamboll është rrëzuar në jug të Iranit.

Sipas lajmit të televizionit iranian, mbështetur në autoritetet e aviacionit dhe emergjencave, avioni reaktive pasi kishte rënë në një terren malor kishte marrë flakë.

Edhe Ambasadori i Turqisë në Teheran, Hakan Tekin konfirmoi se avioni kishte në bord 11 vetë, 8 pasagjerë dhe 3 vetë të ekuipazhit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit punojnë për të mbërritur në vendin e aksidentit, dhe për momentin nuk ka një informacion të çfarëdoshëm mbi shkakun e rrëzimit të avionit reaktiv civil turk, shtoi Tekin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne