Një delegacion turk është ftuar për të monitoruar gjendjen e ujgurëve në Kinë

Kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se Pekini ka ftuar një delegacion nga Turqia në Kinë për të parë në vend gjendjen e ujgurëve, që jetojnë në rajonin autonom Sincan në këtë vend.

Alltun dha informacione nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale në lidhje me takimet e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Kinë dhe bëri të ditur se përfshi çështjen ujgure janë biseduar gjerësisht marrëdhëniet Turqi-Kinë.

“Presidenti Erdoan shprehu dëshirën që ujgurët të jetojnë në paqe, mirëqenie dhe prosperitet në Kinë dhe i përcolli bashkëbiseduesve mendimet dhe pritshmëritë e Turqisë në këtë temë. Gjithashtu, pala kineze ka ftuar një delegacion nga Turqia në Kinë për të parë në vend gjendjen e ujgurëve, që jetojnë në rajonin autonom Sincan në këtë vend dhe kjo ftesë është pritur pozitivisht nga presidenti ynë”, shkroi Altun.

Fahrettin Altun bëri të ditur se Presidenti Erdoan dhe homologu kinez, Xi Jinping arritën në konsensus për të avancuar marrëdhëniet tregtare dypalëshe, investimet, bashkëpunimin në fushën e shkencës dhe teknologjisë, aviacionit civil, turizmit dhe kulturës.

Gjithashtu të dy liderët vendosën gjithashtu që Rruga Historike e Mëndafshit të përforcojë lidhjet ndërmjet Perëndimit dhe portave lindore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne