Një delegacion ushtarak i Turqisë viziton Katarin

Një delegacion ushtarak i Turqisë zhvilloi një vizitë në Katar për të vëzhguar përgatitjen e bazës ushtarake për vendosjen e trupave ushtarake të Turqisë në Katar.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ushtria e Turqisë të martën me anë të një deklarate, ka thënë se një delegacion tre anëtarësh i ushtrisë së këtij vendi që nga dita e hënë po qëndron për një vizitë në Katar. Parlamenti i Turqisë më 7 qershor ka ratifikuar marrëveshjen e vitit 2016 të nënshkruar mes Turqisë dhe Katarit për vendosjen e trupave ushtarake të Turqisë në Katar. Ankaraja në bazë të këtij ligji, deri në 5 mijë trupa ushtarake mund t’i vendosë në Katar. Ky veprim i Turqisë bëhet njëkohësisht me krijimin e krizës diplomatike mes Katarit dhe disa vendeve arabe aleate të Arabisë Saudite. Ankaraja në këtë krizë diplomatike, qëndron përkrah Katarit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne