Një deputet irakian bënë të ditur lidhjen mes ISIS dhe MEK

Iskender Vetut, anëtar i komisionit për siguri dhe mbrojtjes në Parlamentin e Irakut, dënoi sulmet terroriste të së mërkurës në Teheran dhe theksoi se grupi Muxhahedine Khalk dhe terroristët e ISIS janë të koordinuar për komplote kundër Iranit.

Iskender Vetut, anëtar i komisionit për siguri dhe mbrojtjes në Parlamentin e Irakut, duke dënuar sulmet terroriste të ditës së mërkurë në Teheran, theksoi se organizata terroriste Muxhahedine Khalk dhe terroristët e ISIS janë në koordinim të plotë për të kryer komplote kundër Iranit. Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Iskender Vetut, anëtar i komisionit për siguri dhe mbrojtjes në Parlamentin e Irakut, duke theksuar se sulmet terroriste në Teheran nuk mund të bëhen pengesë për luftën e Iranit kundër terrorizmit dhe tha se ekziston lidhje dhe koordinim i nivelit të lartë mes Organizatës Muxhahedine Khalk dhe grupit terrorist ISIS. Iskender Vetut në një intervistë me faqen informative “Maluma” të Irakut, deklaroi: “Francezët dhe amerikanët për shumë vite po bëjnë përpjekje për ta goditur Iranit duke mbështetur grupin terrorist Muxhahedine Khalk. Ky grup ka luajtur rol në shumë operacione terroriste dhe mes këtij grupi dhe grupit terrorist ISIS ekziston lidhje e koordinuar. Para kësaj, Ghorbanali Husejnnezhad, një prej pjesëtarëve të grupit terrorist Muxhahedine Khalk dhe përkthyes i Mas’ud Raxhavi, ka thënë për një gazetar francez se krerët e grupit terrorist Muxhahedine Khalk që nga fillimi kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj grupit terrorist ISIS dhe pushtimin e Mosulit nga terroristët e ISIS e quajtën revolucion popullor i fiseve irakiane dhe janë shprehur optimist se ISIS do ta pushtojë të gjithë Irakun duke përfshirë edhe Bagdadin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne