Një ditë pa tensione në shumë rajone të Sirisë!

Aktivistët opozitarë dhe mediat shtetërore të Sirisë kanë deklaruar se pavarësisht përleshjeve sporadike, pas hyrjes në fuqi për zbatim të marrëveshjes për “Zona pa Tensione” që kryesisht përfshinë zonat që kontrollohen nga opozitarët e armatosur, në pjesën më të madhe të territorit të Sirisë ka mbretëruar qetësi.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se pas zbatimit të marrëveshjes së arritur mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit në takimin Astana-4 për krijimin e zonave të sigurta, nuk është publikuar ndonjë raport për viktima gjatë luftimeve në Siri dhe të shtunën në një pjesë të madhe të territorit të Sirisë ishte vendosur qetësia. Në bazë të marrëveshjes së Astanasë, janë krijuar katër zona të sigurta në provincën Idlib dhe në një pjesë të provincës Latakia, në Homs, Alepo dhe Hamah, si dhe në rajonet Ghuta Lindore, Daraa dhe Kunejtra.

Kjo është hera e parë që jane vendosur vëzhgues të huaj të armatosur qe do të mbikëqyrin zbatimin e kësaj marrëveshje. Amerika nuk ka nënshkruar këtë marrëveshje ndërsa edhe shumë grupe siriane kanë kritikuar këtë marrëveshje dhe akoma nuk e kanë nënshkruar atë. Husejn Xhaberi Ansari, Aleksander Lavrentiv dhe Sedat Unal, përfaqësuesit e Iranit, Rusisë dhe Turqisë, të enjten me 4 maj në raundin e katërt të negociatave të Astanasë, kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e katër zonave të sigurta në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne