Një ditë para protestës, qeveria rivendos rrethimin tek kryeministria që Rama hoqi kur erdhi në pushtet

Kryeminstria ka marrë masat për të parandaluar incidentet gjatë protestës që do të mbahet nga opozita ditën e nesërme.

Shërbimet e kryeministrisë kanë ndërtuar një skelë në derën e saj kryesore, të mbuluar me një rrjet mbrojtëse, në rast sulmi nga protestuesit.

Protesta e nesërme do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërkohë që Policia e Shtetit ka paralajmëruar se ka informacione se disa persona të inkriminuar do të përpiqen të ushtrojnë dhunë gjatë saj.

Ndërkohë që kreu i qeverisë nuk do jetë në zyrë gjatë ditës së shtunë, pasi siç është njoftuar do të jetë në një takim me qytetarët në Vlorë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne