Një e re muslimane goditet me proshutë derri, burgoset autori (VIDEO)

Një burrë është burgosur për gjashtë muaj pas goditjes së një të reje muslimane me një pako të hapur proshute në fytyrë.

Alex Chivers, 36 vjeç, mund të shihet teksa mbulon veten me proshutën përpara se të shkojë tek vajza, e cila po ecte përgjatë rrugës në Enfield në veri të Londrës me nënën e saj, dhe e goditi atë në fytyrë me produktin e derrit, i konsideruar haram nga besimi islam.

Gjatë sulmit, Chivers i quajti gratë “llum i ISIS-it”, në lidhje me grupin terrorist të Shtetit Islamik, dhe u tha atyre se ato “e meritonin” atë.

Policia Metropolitane tha se megjithëse e reja nuk u plagos, ajo u trishtua nga incidenti.

“Viktima ishte jashtë me nënën e saj duke u marrë me punët e saj kur Chivers abuzoi me të dhe pastaj e goditi me diçka që ai e dinte se do e mërziste dhe ofendonte.

“Ne njohim njerëz të tjerë që ishin të pranishëm gjatë këtij sulmi, duke përfshirë një bashkëpunëtor të Chivers ‘që filmoi incidentin’,” tha policia në një deklaratë. Hetimet janë në vazhdim.

Chivers, i cili jeton 2 milje larg nga vendi i sulmit në Waltham Cross, u deklarua fajtor për një akuzë të sulmit të përbashkët të dhunës racore apo fetare, dhe një akuzë për shkaktim të alarmit ose shqetësimit të përkeqësuar në mënyrë racore ose fetare.

Ai u dënua me 26 javë burg për sulmin dhe me një dënim prej 12 javësh burg për një urdhër të veprës publike.

Ai duhet të paguajë një pagesë shtesë prej 115 eurosh dhe të plotësojë një urdhër mbikëqyrës 12-mujor pasi të lirohet me kusht.

Policia Metropolitane tha se krime urrejtjeje të këtij lloji vazhdojnë të mbeten gjerësisht të paraportuara. Forca tha se “qëndron së bashku me partnerët e policisë, kolegët dhe grupet për të hetuar të gjitha akuzat për krimet e urrejtjes, për të mbështetur viktimat dhe familjet e tyre dhe për të sjellë autorët para drejtësisë.”

Javën e kaluar, në një sulm tjetër dy kushërinj muslimanë u dëmtuan përjetë, pasi një burrë u hodhi acid nga dritarja e tyre e makinës në lagjen lindore të Londrës, Neëham.

Një nga viktimat, Jameel Muhktar, tha për Channel 4 News se ai ishte “definitivisht një krim urrejtjeje”.

“Ndoshta ai e ka bërë kundër muslimanëve për shkak të gjërave që kanë ndodhur kohët e fundit,” tha Muhktar, duke iu referuar vërshimeve të kohëve të fundit të sulmeve terroriste të ISIS-it për të goditur Londrën.

“Nuk e di nëse njerëzit po përpiqen të hakmerren. Ne jemi njerëz të pafajshëm. Nuk e merituam këtë.”

Sipas shifrave të publikuara nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, sulmet anti-muslimane në kryeqytet janë rritur pesë herë që nga sulmet në Urën e Londrës dhe në Borough Market. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne