Bota

Një e treta e britanikëve duan që Toni Bler të gjykohet për pushtimin e Irakut

Një e treta e britanikëve duan që ish-kryeministri Toni Bler të gjykohet për vendimin e tij për të pushtuar Irakun së bashku me SHBA-në në vitin 2003.

Sipas sondazhit më të fundit të YouGov, 33 përqind e të anketuarve thanë se ish-udhëheqësi i partisë së Punës “mashtroi me vetëdije Parlamentin dhe publikun”, dhe prandaj duhet të ndiqet penalisht si një “kriminel lufte”.

Sondazhi vjen pak pasi një vendim i Gjykatës së Lartë ka bllokuar një kërkesë të gjeneralit irakien për të ndjekur penalisht Blerin lidhur me vendimin e tij për të ndërhyrë në Irak.

Abdul Wahed Shannan Al Rabbat kërkoi një ndjekje private kundër Blerit, të cilin ai e akuzoi për kryerjen e një “krimi agresioni”.

Megjithatë, gjykata argumentoi se një krim i tillë nuk ekziston në Angli dhe Uells.

Ajo mbështeti një vendim të mëparshëm të Dhomës së Lordëve se nuk ekziston një gjë e tillë si “krimi i agresionit” nën ligjin britanik.

Michael Mansfield që përfaqësonte gjeneralin irakien, ka argumentuar se ligji ndërkombëtar që ndalon luftën e agresionit aplikohej edhe në Britani, dhe se ai ishte ruajtur tashmë në ligjin e Mbretërisë së Bashkuar gjatë gjykimeve të Nuremburgut në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Ish-deputeti i partisë së punës, Xhorxh Galloway, e sulmoi këtë vendim duke thënë: “Nëse në Angli nuk ka ligj kundër nisjes së një ‘lufte agresioni’, atëherë ligji është një m**.

“Vendimi i dy gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që Toni Bler nuk mund të ndiqet penalisht për luftën në Irak, i jep imunitet dhe zotërim të përhershëm çdo mashtruesi të pavlerë që fut duart e tij ose të saj në fuqinë e shtetit në Britani dhe shkatërron jetët e të tjerëve dhe interesat vitale të vendit të vet.”

Ai gjithashtu mbështeti pretendimin e bërë nga Mansfield se krimi tashmë është pjesë e legjislacionit britanik.

“Në gjyqet e Nurembergut Britania ndoqi kafshët e mbijetuara të fashizmit gjerman pikërisht për krimin e nisjes së ‘luftës agresive’.

“Edhe pse diktatori gjenocidal i Gjermanisë ishte krejt ‘legal’ sipas ligjit gjerman, edhe pse nuk kishte përkufizim ligjor ndërkombëtar të ‘luftës agresive’, Britania me të drejtë hodhi në gjyq kafshët naziste dhe vari një numër të madh të tyre.

“Që nga ai çast, papranueshmëria ligjore e luftërave të tilla u vendos aksiomatikisht në sistemin ligjor britanik”.

Prokuroria u bazua në provën e hetimit të Chilcot të botuar vitin e kaluar, që u hidhte sy ngjarjeve që çuan në Luftën në Irak.

Hetimi zbuloi se nuk kishte inteligjencë për të mbështetur pretendimin mbi të cilin Bler arsyetoi ndërhyrjen e Mbretërisë së Bashkuar në Irak, sipas së cilit udhëheqësi irakien Saddam Hussein kishte armë të shkatërrimit në masë.

Familjet e ushtarëve britanikë të vrarë në Luftën e Irakut gjithashtu dhuruan 150,000 paundë (194,000 dollarë amerikanë) për një analizë ligjore në hetimin e Chilcot, që mund të çonte në një ndjekje penale ndaj Blerit.

Lufta në Irak u kushtoi jetën 179 ushtarëve britanikë dhe potencialisht dhjetëra mijëra civilëve irakienë, ndërkohë që i kushtoi ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar rreth 9.2 miliardë paundë. Mendohet gjerësisht se kjo luftë ka shkaktuar konfliktin e përgjakshëm sektar që solli ngritjen e Shtetit Islamik. / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA