Një e treta e popullsisë në botë jeton në varfëri

Në botë ndodhen 1,3 miliardë persona të varfër. Gjysma e të varfërve që korrespondon me rreth 23 për qind të popullsisë në botë përbëhet nga persona nën moshën 18-vjeç, ndërsa një e treta nga persona nën moshën 10-vjeç.

Sipas informacioneve të përpiluara nga të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) në botë ndodhen 1,3 miliardë njerëz të varfër të cilët përbëjnë 23 për qind të gjithë popullsisë së botës. Ndërkohë tërheq vëmendjen që gjysma e popullsisë së varfër në botë përbëhet nga persona nën moshën 18-vjeç dhe një e treta nga persona të moshës nën 10-vjeç.

OKB në kuadër të “17 Tetorit, Ditës Botërore Kundër Varfërisë”, zhvillon aktivitete të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për këtë çështje.

Pavarësisht se është vërejtur ngadalësim në vitet e fundit në uljen e shpejtësisë së varfërisë në botë, tërhiqet vëmendja që rajoni i cili kryeson me varfërinë është Afrika, ku përjetohen luftëra dhe kriza të mangësisë.

Liberia renditet e para në mesin e vendeve më të varfra e cila ka të ardhura vjetore për kokë 710 dollarë, vend ky i cili ndiqet nga Republika e Afrikës Qendrore me 730 dollarë, Burundi me 779 dollarë, Republika Demokratike e Kongos me 870 dollarë, Nigeri me 990 dollarë, Malavi me 1,180 dollarë, Mozambiku me 1,200 dollarë, Sierra Leone me 1,480 dollarë, Madagaskari me 1,510 dollarë dhe ishujt Komore me 1,570 dollarë.

Në koeficientin Gini, i cili mat disbalancimin mes të ardhurave, për Republikën e Afrikës Qendrore tregon 42,1 për qind sipas matjeve të përditësuara të bëra në vitin 2012, ndërsa indeksi Gini i Sudanit tregon 46 për qind në vitin 2010, për Burundin 42,4 për qind (1998), për Malavin 46,1 për qind (2010), për Jemenin 37,9 për qind (2009), për Republikën Demokratike të Kongos 42,1 (2012) për Mozambikun 45,6 për qind (2008) dhe për Madagaskarin 41 për qind (2012).

Sipas raportit të publikuar vitin e kaluar me titull “Eliminimi i Varfërisë Globale” nga Banka Botërore e cila kryen punime me objektivin për t’i dhënë fund plotësisht varfërisë deri në vitin 2030, thuhet se shkalla globale e varfërisë ekstreme në vitin 2015 u ul nga 11 për qind në 10 për qind.

Nga ana tjetër theksohet që më shumë se 820 milionë, pra një nga 9 persona në botë të cilët përballen me kequshqyerjen në rritje, luftojnë me urinë. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne