Një histori e rrallë e panjohur e bërë film: kur osmanët ushqenin irlandezët gjatë Urisë së Madhe

Njihet pak historia sesi sulltani turk ndihmoi irlandezët në epokën e Urisë së Madhe, që është pjesë e filmit “Famine.”

Ishte viti 1845. Në atë kohë, kur në Irlandë pati humbje të papara, rreth 1 milionë të vdekur dhe një eksod të madh me po të njëjtën përmasë, Sulltan Abdul Mexhidi II dërgoi një ndihmë prej 10 mijë stërlinash për fermerët irlandezë.

Megjithatë, Mbretëresha Victoria ndërhyri dhe i tha Sulltanit të dërgonte vetëm 1 mijë, pasi 2 mijë do të dhuronte ajo vetë.

Pra Sulltani dërgoi vetë 1 mijë stërlina para në dorë, por në mënyrë sekrete dërgoi pesë anije plot e përplot me ushqime.

Oborri mbretëror anglez tentoi të bllokojë anijet, por ushqimet arritën në gjirin Drogheda dhe marinarët otomanë lanë ngarkesën në një vend të sigurtë për të ndihmuar irlandezët që ishin pjesë e Mbretërisë së Anglisë.

Ato 10 mijë stërlina me vlerën e sotme janë rreth 20 milionë dollarë. Është një histori e mrekullueshme.

Filmi që tregon këtë ngjarje flet për aktin e madh të bamirësisë nga një vend musliman drejt një popullsie katolike mjaft e thekur si Irlanda, ndërkohë që ishte mbi 4 mijë milje larg.

Duhet pasur parasysh se në atë kohë Perandoria Osmane ishte në një vështirësi shumë të madhe pasi sapo kishte pësuar humbjen me rusët në Shën Stefan dhe kishte nisur shpërbërja e perandorisë.

Megjithatë, Sulltani Abdul Mexhid ishte i vendosur për të ndihmuar burrat e gratë irlandeze që ishin në krizën e tmerrshme të urisë.

Kjo ngjarje u bë shkas për një miqësi ndërmjet dy kulturave.

Në film, një marinar turk takohet me një fermere irlandeze, ku gruaja gjen vetëveten e zhytur në emocione dhe dashuri për mysafirin e largët.

“Famine” është shkruar dhe drejtuar nga Omer Sarikaya, i cili ra në dashuri prej librit të shkruar nga Norina Mackey.

Siç bën të ditur regjizori, kur e lexoi ai gjeti një ngjashmëri të madhe me Uliksin e Joyce-t, romancierit të madh irlandez.

“Sollën edhe farat e misrit për të mbjellur, ndërkohë që anglezët i dërgonin të korrat e tokës pjellore të Irlandës në Rio De Janerio”, thotë ai.

Sarikaya kaloi mbi dy vjet duke u marrë me kërkimin e të dhënave të ngjarjes dhe pjesa më e madhe e financimit të filmit u dha nga UNICEF.

Këtë javë, regjizori Sarikaya lajmëroi marrjen e aktorit irlandezo-amerikan Dave Bresnahan në ekipin e filmit.

“Morëm një aktor shumë të aftë si Dave Bresnahan të lujë rolin e Frank, një prifti katolik. Loja e tij është shumë e rëndësishme për ta treguar ngjarjen sa më mirë.”

Sarikaya thotë se “Backraundi i tij irlandezo-amerikan i jep filmit më shumë vërtetësi dhe lidhje me terrenin”.

Ka afro 50 million irlandezo-amerikanë që vijnë nga familje që u larguan pikërisht në atë kohë të krizës së bukës dhe u vendosën në SHBA rreth viteve 1800”.

Duke folur mbi rolin e Bresnahan, regjizori thekson se “shumë njerëz e njohin mirë ngjarjen nga tregimet e gjyshërve dhe prezantimi i ‘Famine’ në Irlandë është nder për mua, për të bërë të njohur këtë ngjarje të bukur karshi gjeneratave të sotme.”

Filmi “Famine” është xhiruar në Irlandë, Angli dhe Turqi në verën e vitit 2015.

Marrë nga: irishcentral.com/ tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne