Bota

Një i vrarë dhe 200 të plagosur në protestat anti-qeveritare në Bagdad

Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën 200 të tjerë janë plagosur në protestat anti-qeveritare në kryeqytetin irakian Bagdad, shifra që u njoftuan në një deklaratë nga qeveria irakiane.

Megjithatë, mediat lokale raportuan se të paktën tre persona u vranë nga të shtënat e sigurisë irakiane dhe rreth 130 të tjerë u plagosën, shumica e të cilëve pësuan nga gëzhojat e gazit lotsjellës.

Demonstratat në Bagdad shpërthyen kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Adil Abdul-Mahdi.

Sipas dëshmitarëve okularë, demonstratat u zhvilluan pas thirrjeve të aktivistëve të cilët përmendën dështimin e qeverisë për të përmirësuar standardet e jetesës së qytetarëve dhe për të zbatuar programet e saj./AA

OPINIONE