Një katolik mirditor thyen xhamat e urbanit

Një 35-vjeçar nga qyteti i Rreshenit është konfliktuar pak minuta më parë me punonjësit e urbanit të linjës së Kombinatit, për arsye ende të panjohura dhe për pasojë ka thyer edhe xhamin e një dritarjeje.

Burime nga policia e Tiranës, theksojnë se ngjarja është shënuar rreth orës 18:45 minuta, në autobusin e linjes së Kombinatit, tek rruga e “Kavajës”, pranë Kishës Katolike, kur M.P., 35 vjeç udhëtar në këtë autobus është konfliktuar me punonjësit e linjës urbane dhe ka dëmtuar xhamin e autobuesit.

Mësohet se pasagjerët e kësaj linje të zënë në panik kanë njoftuar menjëherë në Nr e emergjencave 112 dhe për pak minuta kanë mbërritur në vendngjarje Shërbimet e Policisë.

Ata kanë shoqëruar në komisariat mirditorin për sqarimin e këtij incidenti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne