Një kërcënim i ri për Iranin nga Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump reagoi edhe një herë ndaj hapave të fundit të Iranit në lidhje me stokun e uraniumit të pasuruar.

Në deklaratën e bërë në Twitter, Trump shkroi: “Irani ka publikuar një paralajmërim të ri. Ruhani thotë se ata do ta pasurojnë uraniumin në sasinë që duan nëse nuk ka marrëveshje të re bërthamore. Iran! Ki kujdes me kërcënimet. Këto kërcënime mund të të kthehen dhe mund të të dëmtojnë ashtu siç nuk kanë dëmtuar asnjë më parë”.

Udhëheqja iraniane, në fillim të javës kishte bërë të ditur se nivelin e uraniumit të pasuruar e kishte rritur mbi limitin e stokut të lejuar prej 300 kilogram të vendosur me marrëveshjen bërthamore.

Sipas lajmit të agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve të Iranit “Fars”, udhëheqja e Teheranit e ka ngritur nivelin e uraniumit të pasuruar me 3,67 për qind mbi limitin e stokut të lejuar prej 300 kilogram të vendosur me marrëveshjen bërthamore (që ka firmosur me grupin P5+1).

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pas kësaj deklarate tha se Irani është “duke luajtur me zjarrin”. Gjithashtu deklarata e Iranit ishte dënuar veç e veç edhe nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Shtetit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne