Bota

Një lider i Frontit për Çlirimin e Palestinës vritet në jug të Libanit

Një person i panjohur të dielën pasdite ka shtënë me armë drejt Mahmud Haxhir, një prej liderëve të Frontit për Çlirimin e Palestinës, në kampin Ajnul-Halva në jug të Libanit i cili është goditur në kokë dhe është vrarë.

Qendra Informative e Palestinës njoftoi se udhëheqja politike e grupeve kombëtare dhe islamike në rajonin Sejda në jug të Libanit e kanë quajtur të dyshimtë këtë veprim terrorist dhe kanë deklaruar se kjo ngjarje mund të bëhet shkak për krijimin e pasigurisë dhe prishjen e stabilitetit në këtë rajon. Udhëheqja politike e grupeve kombëtare dhe islamike në rajonin Sejda në jug të Libanit ka dënuar ashpër vrasjen e Mahmud Haxhir dhe ka theksuar se komitet i përbashkët hetimor ka filluar hetimin rreth këtij atentati./ PT

OPINIONE