Një makinë hynë mes turmës përpara një xhamie në Birmingham

Një automobil ka hyrë mes turmës përpara një xhamie në Birmingham të Anglisë dhe ka plagosur dy persona.

Në deklaratën e bërë nga policia bëhet e ditur se në Birmingham, që gjendet në veri të Londrës, një automobil përplasi kalimtarët përpara xhamisë dhe më pas u arratis.

Në ngjarje u plagosur dy djem rreth të njëzetave ndërsa policia ka filluar inspektimet duke marrë dëshmitë e dëshmitarëve okularë dhe regjistrimet e kamerave për të përcaktuar makinën që përplasi kalimtarët.

Policia në këtë fazë ka evituar deklaratën e prerë në lidhje me cilësinë e ngjarjes por bëri të ditur se po vlerësohet edhe mundësia e sulmit terrorist.

Një prej të plagosurve ka plagë të lehta ndërsa i plagosuri tjetër që ka marrë plagë në kokë vazhdon të kurohet në spital.

Në qershor të vitit të kaluar, një anglez që kishte marrë me qira një kamionçinë kishte hyrë mes besimtarëve myslimanë që dilnin nga namazi i teravisë në lagjen Finsbury Park në veri të Londrës duke shtypur për vdekje një person dhe lënë 11 të tjerë të plagosur.

Sulmuesi u dënua me 43 burg për “krim në lidhje me terrorin” dhe “tentativë për vrasje”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne