Një mjet ajror bie në Qipron turke, shkakton shpërthim dhe zjarr

Në fshatin Tashkent të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), që ndodhet midis kryeqytetit Lefkosha dhe Girnes të pjesës turke të ishullit, ka ndodhur një shpërthim pas rënies së një mjeti ajror.

Pas shpërthimit zona e pabanuar u përfshi nga flakët e zjarrit.

Forcat e sigurisë nuk lejojnë askënd të afrohet në zonën, ku duken flakët e zjarrit të lartësohen në qiell.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTV), Kudret Ëzersay (Özersay) në deklaratën që bëri pasi shkoi në vendin e ngjarjes tha:

“Gjetjet e para tregojnë se objekti që ka shkaktuar shpërthimin mund të ketë qenë në cilësinë e një mjeti ajror (dron) që bart eksploziv ose një raketë që është hedhur këtu. Mbishkrimet dhe shenjat e tjera që kanë sipër pjesët e mbetura do të na ndihmojnë për ta kuptuar shumë shpejt se me çfarë kemi të bëjmë”.

Në ngjarje nuk ka pasur humbje jetësh apo ndonjë të plagosur,- u shpreh Ëzesay, ndërsa shtoi se ekipet e zjarrfikëse e kanë marrë zjarrin nën kontroll.

Në hetimet e para që janë bërë në vendin e ngjarjes janë gjetur pjesë nga motori i një mjeti ajror.

Sipër këtyre pjesëve dallohen mbishkrime në gjuhën ruse.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe Presidenti Musta Akënxhë (Akıncı), Ambasadori i Turqisë në Lefkosha, Ali Murat Bashçeri (Başçeri) dhe Komandanti i Forcave të Sigurisë Gjeneral Brigade Tevfik Algan.

“Kjo është një nga ‘të mirat’ e luftës në rajonin tonë. Kjo është ajo çfarë mund të themi duke u nisur nga konstatimet e deritanishme”,- tha presidenti turkoqipriot.

Raportohet se hetimi për zbardhjen e ngjarjes vazhdon./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne