Një organizatë e krishterë po ngre një lëvizje që mund të destabilizojë vendin më të shenjtë të Jeruzalemit

Thirrja për Zionin, një organizatë e themeluar në vitin 2014 me bazë në Izrael, po rekrutuan të krishterë nga e gjithë bota për fushatën e saj për një kontroll të plotë izraelit të vendit ku sot qëndron Xhamia Aksa.

nga Naomi Zeveloff.

Jeruzalem – Zionistët e krishterë ishin të dobishëm në vendimin e rrufeshëm të Donald Trumpit për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për ta zhvendosur ambasadën amerikane atje, një lëvizje që shumë e konsideruan të mbushur me domethënie shpirtërore. Tani, një grup i krishterë synon të përdorë të njëjtën fuqi të ungjillorëve për të ndryshuar rrënjësisht status kuonë e Malit të Tempullit në Jeruzalem, vendi i shenjtë me më shume probleme në Lindjen e Mesme.

Thirrja për Zionin (Cry for Zion), një organizatë me bazë në Izrael që u thmelua në vitin 2014, është duke rekrutuar të krishterë në mbarë botën për fushatën e saj për të nxitur Izraelin që të kontrollojë plotësisht vendin e shenjtë, i cili administrohet nga Vakfi Islam i Jeruzalemit (the Jerusalem Islamic Waqf).

Peticioni i grupit Change.org për një “sovranitet të plotë” për hebrenjtë, një nga veprimet e shumta të organizatës “Thirrja për Zionin”, ka mbledhur më shumë se 8,760 nënshkrime. Prezantimi i tij në YouTube që kerkon të sfidoje pretendimin e Islamit për këtë vend ka pasur më shumë se 55,500 shikime.

Lëvizja është e vogël, por liderët thonë se po i kordinojne aksionet e tyre me të krishterët të cilët janë të predispozuar për të mbështetur Izraelin, edhe nëse kanë pak fare pak ndërgjegjësim për kauzën e tanishme që synon Doron Keidar, drejtor ekzekutiv i organizatës ‘Thirrja për Zionin’.

Me programin e tij në YouTube, i pregatitur me një grafikë të bukur dhe i quajtur “Raporti mbi malin e tempullit”, grupi shpreson që të zgjerojë mbështetjen për një çështje që tradicionalisht ka qene e drejtuar nga një segment i ngushtë por me shumë ndikim tek e djathta izraelite. Pasojat mund të jenë shumë të rrezikshme.

Mali i Tempullit, i njohur si vend i shenjtë për myslimanët, është një pikë e nxehtë për dhunën, ku ndryshimet reale ose ato të perceptuara në status kuonë mund të jenë të tmerrshme. Intifada e dytë e përgjakshme u nxit kur Ariel Sharon, lideri i atëhershëm i opozitës izraelite në Knesset, ndërmori në vitin 2000 një vizitë provokative në kopleksin e shenjtë. Ndërmjet viteve 2015 dhe 2016, tensionet mbi qasjen hebreje dhe myslimane për vendin e shenjtë kontribuan në një valë sulmesh palestineze kundër izraelitëve, të cilat u përballën me një reagim të ashpër ushtarak izraelit. Në vitin 2017, kur pas një sulmi palestinez Izraeli vendosi detektorë metalikë në hyrje të vendit, një protestë masive u pasua dhe u përhap deri në Jordani. (Izraeli si përfundim i hoqi masat e sigurisë.)

Nxitja që organizata ‘Thirrja për Zionin’ bën për kontrollin izraelit të Malit të Tempullit bie në kundërshtim me qëndrimin e qeverisë izraelite, e cila mbështet autoritetin musliman të vakfit në mënyrë që të shmangë ndezjen e tensioneve me palestinezët dhe gjihashtu edhe me Jordaninë, e cila kontrollon dhe financon Vakfin Islam. Megjithate organizata ‘Thirrja për Zionin’ synon që ta prishë gjendjen e tanishme të këtyre çështjeve. Ajo lufton fort që të krishterët që besojnë në Bibël të veprojnë mbi premtimin e Zotit për popullin hebre, madje edhe nëse qeveria izraelite nuk reagon.

“Është vendi më cifiut se kudo tjetër në vend. Nëse Izraeli nuk ka legjitimitet apo të drejtë mbi Malin e Tempullit, atëherë pse logjikisht duhet të ketë të drejtë mbi Tel Avivin, Beer Shevan, apo vende të tjera?”, tha Xhon Enarson, drejtori i marrëdhënieve me të krishteret në organizatën ‘Thirrja për Zionin’, i cili e quan Malin e Tempullit “çelës të sovranitetit”.

Munther Isak, drejtues i “Krishti në pikën e kontrollit”, një konferencë e krishterë palestineze kundër okupimit izraelit, e quajti “të rrezikshëm” nocionin se Izraeli duhet të kontrollojë vendin për shkak të pretendimeve biblike.

“Ideja që ne ti kthehemi një teksti të lashtë fetar dhe të supozojmë se mund të zgjidhim një nga konfliktet më të ndërlikuara sot bazuar në nocionin se Zoti ja ka dhënë një pjesë të caktuar gjeografike një kombi të caktuar për të cilin ne nuk mund të supozojmë me siguri se është ai populli i caktuar apo pasardhësit e tij janë vërtetë këta të sotmit, për mua kjo është qesharake,” tha ai.

Mali i Tempullit është vendi më i shenjtë në judaizëm, vendi ku thuhet se Abrahami e ofroi Isakun si kurban për Zotin. Ai mendohet të ketë qënë edhe vendi i dy tempujve. Muslimanët e vlerësojnë atë si vendin nga i cili Muhamedi u ngjit në qiell. Xhamia Aksa që ndodhet aty, është vendi i tretë më i shenjtë në Islam pas Mekës dhe Medinës. ‘Thirrja për Zionin’ thekson gjithashtu edhe pozicionin bazë të këtij vendi për të krishterët, sepse Jezui supozohet që të jetë falur atje në periudhën e Tempullit të Dytë. (Ky është vetëm një nga ato shumë vende të rëndësishme të krishtera në zonë, përfshirë Bethlehemin, Kishën e Varrit të Shenjtë, Galilenë dhe të tjera.)

Për shekuj me radhë, vendi është administruar nga muslimanët, ku më i fundit është nga Vakfi Islam i miratuar nga Izraeli sipas një marrëveshjeje të cilën e mbështet që pas pushtimit të këtij vendi në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967. (Një përfaqësues i vakfit nuk ju përgjigj një kërkese për koment.)

Adhurimet jomuslimane janë të ndaluara në këtë vend. Për pjesën më të madhe të historisë së Izraelit, status kuoja ka qënë gjerësisht i padiskutueshëm nga publiku hebre, pjesërisht për shkak të faktit se ngjitja tek ky vend i lartë është konsideruar si një tabu e rrezikshme për hebrenjtë. Shumica e rabinëve të zakonshëm i kanë paralajmëruar hebrenjtë që të mos kryejnë vizita aty me qëllim që të mos shkelnin aksidentalisht mbi praninë e Perëndisë.

Megjithatë gjatë shtatë viteve të kaluara, një lëvizje gjithnjë e në rritje e ka sfiduar paralajmërimin e rabinëve dhe ndalesën për tu falur, duke bërë thirrje në këtë menyre për të drejtat hebreje në Malin e Tempullit. Lideri jozyrtar i lëvizjes është Yehuda Glick, një anëtar i Knessetit i partisë qeverisëse Likud, i cili gati sa nuk e pagoi veprimtarinë e tij me jetë. Në vitin 2014, një palestinez e qëlloi atë disa herë në gjoks teksa po largohej nga një konferencë për Malin e Tempullit. Sipas raportimeve, thuhet se i armatosuri i kishte thënë Glickut: “Më vjen shumë keq, por ju jeni një armik i Aksës. Me duhet ta bëj.”

Tentativa e dështuar për vrasje terhoqi vetëm vëmendjen e kauzës për lutjet e hebrenjve, të cilën Glicku dhe të tjerët e përkufizojnë si çështje të të drejtave civile. Në vitet e fundit, mijëra hebrenj janë ngjitur në Malin e Tempullit dhe kanë bërë trazira të ashpra me qëllim që të lejohen për të kryer ritet e tyre të adhurimeve. ‘Thirrja për Zionin’ luan një rol të madh mbështetës për këto lloj përpjekjesh dhe thekson se edhe të krishterët duhet që të luten atje.

“Është liria e adhurimit për të treja fetë monoteiste”, tha Keidar, një ish-krishterë zionist i cili është konvertuar në judaizëm.

Por Muntheri, drejtuesi i konferencës ‘Krishti në pikën e kontrollit’, tha se nuk e shihte kontrollin hebre mbi vendin si një garantues të atij premtimi.

“Në një botë ideale, Jeruzalemi duhet të jetë vendi ku të krishterët, hebrenjtë dhe muslimanët të kryejnë adhurimet e tyre lirshëm”, tha ai. “Por kjo vjen si rezultat i një paqeje të vërtetë që respekton barazinë e të gjithë banorëve të Jeruzalemit dhe të gjithë banorëve të kësaj toke”.

Aviv Tatarsky, një studiues i Ir Amim, një grup në Jeruzalem që monitoron çështjet e Malit të Tempullit, thotë se përpjekjet për mobilizime të adhurimeve hebraike janë thjesht një lëvizje për një qëllim tjetër, për të përmbushur profecinë duke rindërtuar Tempullin e Tretë. Madje disa persona nga e ashtuquajtura lëvizja për Tempullin, në mënyrë të nënkuptuar ose të qartë, kanë kërkuar shkatërrimin e xhamive që të bëhet gati vendi për Tempullin e Tretë.

“Nëse ne flasim për tempullin, ne do na konsiderojnë të çmendur dhe të rrezikshëm. Atëherë kush do të na mbështesë?”, thotë Tatarksy. “Ka më shumë kuptim kur thuhet se “ne do të lutemi, ne jemi viktimat, të drejtat tona po nëpërkëmben dhe kështu me radhë. Është një zhvendosjeje që ka funksionuar shumë mirë në terheqjen e publikut izraelit për këtë çështje,” thotë ai

‘Thirrja për Zionin’ thotë se nuk nxit shkatërrimin e ndonjë ndërtese në Malin e Tempullit dhe as nuk mbron idenë e ndërtimit të një tempulli.

Por në konferencën e parë të organizatës e zhvilluar në dhjetor që u mbajt në të njëjtën qendër në Jeruzalem jashtë së cilës u plagos Glicku, disa folës e kundërshtuan qëndrimin zyrtar të grupit dhe në disa raste edhe me kundërshtime të ashpra.

Mordechai Persoff, një rabin dhe kryetar i Qendrës Arsimore Mikdash, foli hapur rreth ndërtimit të një tempulli të ri, duke e quajtur vendimin e Trumpit për të zhvendosur ambasadën në Jeruzalem një ngjarje profetike.

“Kur udhëheqësi më i madh i botës thotë sot se Jeruzalemi është qendra e botës, kjo duhet të jetë një lloj profecie”, tha Persoff. “Ky është Mali jonë i Tempullit”, vazhdoi ai duke duartrokitur. “Ai na përket ne. Ne nuk do të duhet që ngjitemi si vizitorë. Ne duhet të bëjmë vetëm një shtytje të vogël për të na kujtuar se është koha për të ndërtuar shtëpinë e vërtetë në Jeruzalem, dhe kjo është e mundur”.

Më vonë, u zhvillua një panel diskutimi mbi temën: “Mali i Tempullit në profeci dhe politikë”. Një nga panelistët, Rico Cortes, drejtues i lëvizjes “Rrënjët Hebraike” në të cilën të krishterët ndjekin ritualet hebraike, parashikoi se rindërtimi i tempullit do kërkojë “konflikt”.

Moderatori Chris Mitchell, një korrespondent i rrjetit transmetues të krishterë “Christian Broadcasting Network”, pyeti se a do të ishte e mundur të ngrihej një tempull i ri në mal por pa u shkatërruar Kubeja e Shkëmbit, xhamia e shenjtë me kube prej ari. Cortes u përgjigj: “Kjo gjë duhet të ecë përpara.” Përgjigja e tij u prit me vërshëllima dhe duartrokitje.

Kur u pyetën se pse askush nga ‘Thirrja për Zionin’ nuk e hodhi poshtë deklaratën, Enarson tha se deklarata e Cortes ishte “shumë më e gjerë për tu hedhur poshtë”: “Çfarë doni të thoni me këtë? A doni të thoni se që prej 1000 vitesh Zoti po ndërvepron me historinë dhe qiejt e parajsës po rrinë të hapur që ndërtesa të hiqet? Apo si puna e atij turistit të çmendur australian?”, tha ai, duke iu referuar australianit Denis Michael Rohan, një i krishterë me të meta mendore, i cili i vuri zjarrin Xhamisë Aksa në vitin 1969, në një përpjekje për të përshpejtuar ardhjen e dytë të Krishtit në tokë.

Në fakt ‘Thirrja për Zionin’ është orvatja e parë e krishterë për të ndikuar në Malin e Tempullit. Sipas Dan Hummelit, një historian mbi Zionizmin e Krishterë dhe një akademik i Universitetit Wisconsin-Madison, interesi i krishterë u rrit që në kohën kur Izraeli mori kontrollin e vendit në vitin 1967. Ky interes përfshinte evangjelistë dhe fundamentalistë që besonin se Tempulli i tretë do të “luante një rol në ngjarjet që do të çonin në rikthimin e Jezuit,” shkroi ai në një email për “The Daily Beast”.

Zionistët e krishterë “kanë gjetur kauzë të përbashkët me hebrenjtë ortodoksë të cilët gjithashtu janë të shqetësuar për të ardhmen e Malit të Tempullit për arsyet e tyre fetare ose për profecitë”, vazhdoi ai.

Një shembull është edhe partneriteti mes Clyde Mott, një fermer i krishtere i lëvizjes Pentecostal në Misisipi dhe rabinëve të Institutit të Tempullit në Izrael, të cilët u përpoqën të krijonin një mëshqerrë të kuqe, ekzistenca e së cilës është një parakusht biblik për ngritjen e Tempullit të Tretë.

Megjithatë, përkundër shembujve të tillë, kontrolli hebre për Malin e Tempullit nuk ka qenë shumë i theksuar në agjendën e lëvizjes zioniste të krishterë. Përkushtimi i zellshëm i krishterë për Izraelin i lidhur fort me besimin se shteti modern i Izraelit është përmbushja e profecive biblike është manifestuar zakonisht në mbështetjen ndaj qeverisë izraelite dhe jo në përpjekjet e aktivistëve hebrenj që kërkojnë të minojnë politikat e tij.

Hummel tha se përpjekjet e organizatës ‘Thirrja për Zionin’ janë “shumë kontraverse për tu kthyer në cështje kryesore”.

“Kjo është vetëm një anë e gjërë e pjesës së rëndësishme për shkak se qeveria izraelite ka investuar për status kuonë dhe grupet si ‘Thirrja për Zionin’, në të vërtetë po bëjnë presion mbi qeverinë izraelite, e cila ka fjalën e fundit se kush ka qasjen në mal”, thotë Hummel.

‘Thirrja për Zionin’ po përpiqet që ta thyejë këtë tabu të botës së krishterë zioniste. Organizata i rekruton përkrahësit e krishterë duke u treguar atyre se sa i rëndësishëm është ai vend për besimin e tyre. Një shkrim i publikuar nga ‘Thirrja për Zionin’ përfshinte edhe përshkrime të vizitave të Jezuit në Tempullin e Dytë dhe entuziazmin e tij për atë vend. Organizata gjithashtu përpiqet që pa i bezdisur tu argumentojë të krishterëve mbi kurbanet e kafshëve, të cilat do të ndodhin në një tempull të rindërtuar.

Enarson thotë se ai ka marrë së paku 1,000 turistë të krishterë në këtë vend dhe u ka treguar atyre vendet ku Jezusi mund të ketë ecur.

“Kjo është qendra e botës për besimin e krishterë”, thotë ai./thedailybeast/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne