Bota

Një person vret veten brenda xhamisë së madhe të Mekës pranë Qabes

Një person ka vrarë veten vetëm disa metra larg Qabes brenda xhamisë së madhe të Mekës, vendi më i shenjtë i Islamit. Ai u hodh nga kati i tretë gjatë një momenti kur mijëra pelegrinë po kryejnë ritualin e tauafit.

Incidenti ndodhi të premten vonë dhe u kap nga shume kamera të besimtarëve që ndodheshin brenda kompleksit të Qabes duke kryer ritualet e faljes. Sipas filmimeve, personi shihet duke u hedhur nga kati i tretë drejt sipërfaqes, fare pranë Qabes.

Mediat saudite raportuan se personi i cili vdiq menjëherë pas hedhjes nga kati i tretë i xhamisë, ishte një shtetas francez. Islami e konsideron vetëvrasjen si një nga mëkatet me të madha.

Autoritetet po hetojnë mbi shkeljet e sigurise në vendin e ngjarjes dhe motivet e incidentit.

Në shkurt të vitit 2017, një burrë u përpoq të vriste veten duke e spërkatur trupin me benzinë por ishte ndaluar menjëherë./dailysbah/Gazeta Impakt