Një raketë balistike e Jemenit godet bazën saudite në Asir

Forcat ushtarake të Jemenit, të mbështetura nga luftëtarët aleatë nga Komitetet Popullore, kanë goditur me një raketë balistike një bazë ushtarake në rajonin Asir të Arabisë Saudite në hakmarrje për agresionit ushtarak të regjimit Al Saud kundër Jemenit.

Rrjeti televiziv al-Masirah, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar ushtarak nga njësia raketore e ushtrisë jemenase, raportoi se baza ushtarake, e vendosur në kalimin kufitar al-Alab në provincën Asir në jug të Arabisë Saudite, ishte goditur të dielën me një raketë  të tipit Badr P-1. Ai shtoi se raketa kishte arritur objektivin e caktuar me saktësi, duke lënë të vrarë ose të plagosur një numër ushtarësh sauditë. Shpërthimi gjithashtu shkaktoi dëme të materialeve dhe pajisjeve të bazës. Muajin e kaluar, ushtria jemenase zbuloi raketën e saj Badr P-1 të projektuar në vend, e cila është një përmirësim i raketës balistike Badr-1, me qëllim që të sulmojë objektiva specifikë, të minimizojë dëmet kolaterale dhe të rrisë shkallën e dëmeve ndaj objektivave të caktuar./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne