Opinion Rajoni

NJE REFERENDUM I BOSHATISUR NGA BRENDIA E TIJ!

Nga: Savash Veliu
Sa per Referendumin e pergaditur nga sllavoshqipfolesit ne riemerimin e nje mumie kufome qe me mish e shpirt jane duke u perpjekur ti japin jete ne vazhdimesi vetem pala shqiptare ne dem te vet pa kurfare perfitimi ne faktorizimin e ceshtjese se iliridasve ne vend si ne monizem ashtu edhe ne pluralizem.
Dhe pse gjithnje ne duhet te sakrifikojme per nje gje qe sjep asgje ne kundervlere te saj por gjithnje pas saj behet me keq se cka qen per shqiptaret. 


Dhe pse gjithnje na duhet te jemi virshlla ne mes sendvicit te VMRO & LSDM te cilet jane nje monedhe me dy fytyra qe luajne lojen ngrohte – ftohte ose me mire me thene njeri luan me nacionalshovenizmin e tjetri me social-demokratizmin shtypese ndaj josllaveve.
Dhe pse na gjitnje harrojme se ja 27 vite themi se ne Maqedoni nuk ka Parti te mirefillte Shqiptare dhe serish pas thenieve paraqiten tarafet partiake qe na lajne kryet me akull duke trumbetuar se behet fjale per te miren tone gje qe kurre sja arritem te shohim deri me sot perpos dajakut dhe proceseve te montuara.


Prandaj me e mira e mires eshte qe populli shqiptar te vetdijesohet dhe te kerkoje nje referendum mbi Kantonizimin ose Enklavizimin e Ilirides te pavaresuar Ekonomikisht dhe socialpolitikisht nga qendra e Shkupit duke vendosur qendren zhvillimore te saj ne kryeqytetin e enklaves Tetove duke e kthyer Republiken e Maqedonise ne dy qendra votimi per te deleguarit ne Parlamentin Republikan derisa pavaresisht nga ai te formohet Parlamenti i Pavarur i enklaves per ngritje dhe zhvillim te mevetesuar ekonomik dhe politik ne tetove duke garuar se kush do te kontruboj me shume ne zhvillimin e standardeve jetesore te qytetareve te vet, keshtu populli do depolitizohet dhe do motivohet per ngritjen e kultures se punes dhe arsimimit profesional te tij qe eshte ne kolaps.


Ne anen tjeter R. e Maqedonise duhet te demilitarizohet ne te dyja anet dhe te formohen vetem njesitet te perbashketa policore republikane dhe rajonale te vendit.
Nga kjo del se shteti i ardhshem do ngritet mbi qytetaret e barabarte para ligjit dhe kushtetutes qe vullnetarisht do jetojne bashke duke paguar taksat per formimin e buxhetit republikan per investime strategjike e shkarkuar nga buxheti ushtarak derisa pjesa me e madhe e te ardhurave te banoreve do te investohen ne komunat e decentralizuara nga sistemi qendrore me aq sa kane zhvillim ekonomik vetanake.


Kjo eshte menyra me e mire dhe me e pranueshme per zhvillimin e dy entiteteve ne nje shtet te ndare ne kantone ose enklava politike se sa federalizim qe lind probleme me te renda dhe te papranueshme nga aparati shteteror si dhe fqinjesia qe kane frike me pas prej shkeputjeve territoriale brenda shteteve te tyre multietnike.
Ky veshtrim eshte vetem nje skice per te u studjuar edhe me tej e me thelle nga ekspertet me kompetenca Juridike dhe PolitikoSociale.

OPINIONE