Një shpresë e re për aksin Saudito-Izraelit

Nga Alptekin Dursunoğlu

Që prej dhjetorit të vitit 2016 me çlirimin e Aleppos nuk është më aspak e habitshme të shohësh sesi udhëheqësit sauditë flasin si izraelitët, ndërkohë që udhëheqësit izraelitë flasin si sauditët.

Mënyra, koha dhe arsyeja e dorëheqjes së kryeministrit libanez, Saad Hariri në përkujton se Arabia Saudite mund të rikrijojë të njëjtat ngjarje duke luajtur në Liban të njëtin rol që ka luajtur edhe në ngjarjet që kanë ndodhur në Jemen në vitin 2015.

Arsyeja pse na çon drejt mundësisë se dorëheqja e Haririt mund ta shndërrojë Libanin në një Jemen të dytëështë se edhe në Jemen pikërisht përpara këtyre ngjarjeve është filluar me një dorëheqje.

Sepse presidenti i asaj kohe i Jemenit, Mansur Hadi edhe pse dha dorëheqjen më 22 janar të vitit 2015, pasi kishte zgjatur edhe një vit afatin e mandatit të tij të cilin e kishte përfunduar në vitin 2014 më 25 shkurt e tërhoqi dorëheqjen e tij dhe në mars i ka bërë thirrje sauditëve që të ndërhyjnë.[1]

Në të vërtetë ka qënë Arabia Saudite që e ka detyruar Mansur Hadin të japë dorëheqjen, më pas ta tërheqë dorëheqjen e tij dhe në fund t’i bënte thirrje për ndërhyrje ushtarake.

Kryeministri i parë që shpall dorëheqjen nga një vend tjetër

Ndërkohë që dorëheqjen e tij sipa ligjit duhet të jepej duke iu parashtruar presidentit të vendit në Bejrut, megjithatë Saad Hariri e shpalli deklaratën e dorëheqjes nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në televizionin el-Arabia në kryeqytetin e Arabisë Saudite në Riad.

Në këtë mënyrë, sauditët jo vetëm që e deklaruan haptazi se kush fshihej vërtetë pas vendimit për dorëheqje, po kështu sakrifikuan para syve të të gjithëve aleatin e tyre më të madh në Liban.

Saad Hariri, i cili si justifikim të dorëheqjes së tij ka dhënë shqetësim që ndjen se mund t’i bëhet siç iu bë babait të tij Refik Haririt ka shenjuar Iranin i vendin që i trembet se mund t’i bëjë këtë atentat.

Kur në të vërtetë, vetëm 12 orë përpara kësaj deklarata ai kishte zhvilluar një takim me krye-këshilltarin e udhëheqësit të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Hameneit, Ali Ekber Velayeti gjatë të cilit e kishte falenderuar Iranin për mbështetjen që i ka dhënë Libanit

Sigurisht është mëse e natyrshme që duke marrë parasysh mënyrën, kohën dhe justifikimin e kësaj dorëheqjeje, politikanët në Liban janë të shqetësuar dhe të tensionuar për presionin që ka shkaktuar në rajon.

Shqetësimet në lidhje me dorëheqjen

Ministri i Drejtësisë së Libanit, Selim Harisati i ka vënë theksin faktit që deklarata e dorëheqjes u bë në Arabinë Saudite dhe përbërjes ë kësaj deklarate duke u shprehur e “Koha, vendi dhe mëynra e dorëheqjes së Haririt ka qënë surprizë dhe është shqetësuese”. Një ndër deputetët e parlamentit libanez, Ziad el-Esver nga grupi “Korigjim dhe Ndryshim” i themeluar nga presidenti aktual libanez, Mishel Aun është shprehur se “Nuk ka asnjë arsye që të justifikojë dorëheqjen e Sad Haririt në Arabinë Saudite. ajo që kemi mësuar nga sauditët është se ata vazhdojnë ndërhyrjet në Liban.”[2]

Ndërkohë, gjatë një deklarate speciale që ka dhënë më 5 nëntor, Sekretari i Përgjithhëm i Hizbullahut, Hasan Nasrallahu ka theksuar se vendimi për dorëheqje nuk ka qënë i Haririt por kanë vendosur sauditët dhe më pas ka ngritur këto pyetje:

1- Pse nuk e lejuan sauditët Haririn që të kthehej në vendin e tij për të dhënë dorëheqje?

2- A është edhe Saad Harir nën arrest duke qënë se ndodhej në të njëjtin hotel gjë gjendeshin princat dhe zyrtarë të tjerë të Arabisë Saudite që janë akuzuar për korrupsion?

3- A do të përdoret lajmi për një atentat të mundshëm kundër Haririt të trasmetuar nga el-Arabia, pavarësisht se ky lajm është hedhur poshtë nga shteti i Libanit, si një justifikim për sauditët që të mos e dërgojnë Haririn në Liban?

Ndërkohë, gazetari i njohur Abdulbari Atvar ka treguar se Hariri ka lëvizur në lirshmëri në gjithë Libanin dhe për këtë arsye preteksti i kërcënimit për jetë nuk është aspak i besueshëm.

Atvari është shprehur se kjo dorëheqje është një rezultat i ‘rrugës së ndjekur nga sauditët dhe amerikanët’ për të sulmuar Hizbullahun, i cili përbën rrezik për Izraelin dhe Arabinë Saudite.[3]

Problemi i vërtetë i Izraelit dhe sauditëve është dështimi i SHBA-së

Ndërkohë që mendohet se tashmë Amerika dhe aleatët e saj rajonalë nuk janë më në gjendje të rikuperojnë dëmet e humbjeve që kanë pësuar në Irak dhe në Siri nuk dihet nëse mund të flitet më për një “rrugë t bërbashkëtosaudito-amerikane.”

Megjithatëështë mëse e qartë se Izraeli dhe sauditët janë në panik duke marrë parasysh fitoret strategjike të ‘Aksit të Rezistencës’ në Siri, Irak dhe së fundmi edhe nëKurdistanin Rajonal. Ndërkohë që Turqia ndihet nën presion për të mos afruar marrëdhëniet me Iranit për shkak të marrëdhënies së SHBA-së me sauditët.

Marrëveshja që SHBA-ja u detyrua të bënte me Rusinë për çështjen e Sirisë, pavarësisht reagimit të Izraelit[4]; fakti qëi la në baltë Izraelin dhe sauditët në çështjen e Irakut duke mos mbështetur pavarësisnë e Kurdistanit tregojnë se sa është kufizuar fuqia e Ëashingtonit në rajon.

Për këtë arsye, Izraeli dhe sauditët të cilët po mundohen të ushtrojnë presion mbi Amerikën dhe Rusinë për ta parandaluar këtë situatë po mundohen të krijojnë balanca të reja dhe po e detyrojnë në një farë mënyre Amerikën që të jetë udhëheqëse e kësaj balance të re.

Është e vështirë të flasësh për ekzistencën e një rruge të përbashkët mes amerikanëve dhe sauditëve për të sulmuar Hizbullahun; megjithatë sauditët dhe Izraeli duke parë sesi situatat në Siri dhe në Irak janë zhvilluar në disfavorin e tyre mendohet se me dorëheqjn e Haririt janë duke

përgatitur një lijë të re dhe ata presin që këtë lojë ta kryesojë Amerika.

Pyetja ngrihet e cili është qëllimi i kësaj loje dhe nëse do të mund të realizohet duke marrë parasysh kushtet ekzistenciale në rajon?

A është ndërtuar aksi saudito-izraelit për qëllime të sigurisë?

Përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetje është e rëndësishme që të përmendim kushtet që po shtyjnë sauditët dhe Izraelin për të krijuar këtë lojë.

Fillimisht, deklaratat zyrtare se bashkëpunimi strategjik mes sauditëve dhe Izraelit ka ardhur si rezultat i “mbrojtjes kundër rrezikut të Iranit” nuk janë një reflektim i së vërtetës.

Kjo për arsye se takimi i parë i hapur për median mes sauditëve dhe Izraelit është zhilluar mes këshilltarit të mbretit saudit, Enver Maxhid el-Eshki dhe drejtorin e përgjithshëm të marrëdhënieve me jashtë, Dote Gold në një Kongres të Marrëdhënjeve të Jashtme Amerikane gjatë vitit 2015, kur për të dyja palët i kishin punët në favor të tyre si në Siri ashtu edhe në Irak.

Marrëdhëniet tashmë të hapura mes sauditëve dhe Izraelit në vitin 2015, kur ruajtja e unitetit të territoreve të Sirisë dhe Irakut dukeshin të pamundura ishin ofensive.

Sepse tashmë Izraeli e dinte se Siria ishte shndërruar në një olmetë dhe nuk do të mund të bëhej kurrë më njëvezë[5]; kështu që sauditët i kishin propzuar Izraelin planin për të krijuar paqen rajonale duke krijuar ‘Kurdistanin e Madh’ [6]në territoret e Iranit, Irakut, Sirisë dhe Turqisë.[7]

Megjithatë, duke qënë se në tetor të vitit 2015, koalicioni mes Rusisë, Iranit, Irakut, Sirisë dhe Hizbullahut, që njihet ndryshe edhe si koalicioni ‘4+1’ e ndryshoi tërsisht balancën në terren dhe që prej dhjetorit të vitit 2016 ky koalicion filloi të siguronte fitore të cilat filluan të garantonin unitetin e territoreve të Sirisë dhe Irakut e detyroi aksin saudito-izraelit që të kthehej në pozicion difensiv.

Për këtë arsye, që prej çlirimit të Aleppos në dhjetor të vitit 2016 nuk është suprizuese për askënd që udhëheqësit sauditë të shprehen si izraelitët dhe udhëheqësit izrelitë të flasin si sauditët.

Për shembull, në fjalimin që kryeministri i Izraelit Beniamin Netanyahu mbajti në Angli me rastin e 100 vjetorit të Deklaratës së Balfourit ka folur si njëudhëheqës saudit duke shprehur

“shqetësimet e sunnive për përhapjen e shiizmit.”

Deklaratat e mëposhtme janë fjalëpërfjalshëm ato që ka thënëNetanyahunë një ndër qendrat më të njohura të mendimit britanik, Chatham Housevetëm njëditë para dorëheqjes së Haririt.[8]

“Irani po mundohet të përhapë shiizmin në gjithë Lindjen e Mesme.” “Cili është interesi i Rusisë që në rajon të shfaqet një forcë e këtillë? Unë e kam diskutuar këtë çështje me Vladimir Putin”

“kampi i Iranit është kampi që i përket radikalëve dhe atyre që kanë mbetur në periudhën e Mesjetës. Ndërkohë që arabët dhe izraelitët janë pjesë e kampit të modernëve.

Kjo luftëqë po përjetohet është mes të prapambeturve dhe modernëve. Udheheqësit e Iranit janë shiitë radikalë dhe më pas vijnë udhëheqësit radikalë fillimisht të el-Kaidës, më pas ISIS-it dhe Zoti e di cila grupeve të tjera. Kjo është një luftë për front mes tyre.

Ajo që dua të them me modernizëm nuk bëhet fjalë për modernistët e Evropës, as modernistët demokratë; megjithatë pyetja është: A do të preferojmë udhëheqjen e religjozëve, apo udhëheqjen autokratike, por që janë sekulariste?”

“Luftën me barbarët po e fiton Irani dhe dëshiron të të përfshijë gjithë Lindjen e Mesme. Ata duan ta përhapin shiizmin në gjithë Lindjen e Mesme. Ky është një lajm i keq. Ndërkohë që lajmi i mirëështë se të gjithë arabët janë zbutur akoma edhe më shumë përballë Izraelit.”

Dorëheqja e Harirt dhe mundësia për ndërhyrje në Liban

Dorëheqja e Saad Haririt që mbështetet dhe ndërtohet mbi justifikimet e këtilla si ‘rrezikut të një atentati’, ‘rrezikut nga Irani’ dhe ‘problemi mes Hizbullahut dhe Sirisë’ngre pyetjen se mos kjo është një përgatitje duke hedhur themelet për luftë ku përfshirë edhe Libanin do të zërë vend në gjithë rajonin.

Hapat që ka ndërmarrë Hariri përpara se të japë dorëheqjen a ndihmojnë të kuptojmë se mundësia për një luftë rajonale duke u nisur nga reagimet e sauditëve në lidhje me këto hapa dhe qëndrimet e ndryhme të palëve në lidhje me dorëheqjen duhet konsideruar me kujdes.

Saad Hariri që e ka kritikuar Hizbullahun që prej fillimit të krizës së Sirisë se ka mbështetur grupimet e armatosura dhe më pas është përfshirë fizikisht në këtë luftë pak kohë para dorëheqjes së tij duke ushtruar kompetencat e tij ka dërduar në Damask Saad Zahian si

ambasador duke rilidhur marrëdhëniet zyrtare me Sirinë.

Hariri i është përgjigjur kështu kritikuesve të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike të Libanit me Sirinë ‘Duhet ta pranojmë të vërtetën se ekzistenca e Assadit në Siri është e pashmangshme dhe se terrorizmi në Siri është mundur.’

Ministri i Marrëdhënieve me vendet e Gjirit për sauditët, të cilët mendohet të kenë shkruar vetë deklaratën e dorëheqjes së Haririt, Samir Sebhan ka theksuar se “ka mbetur i habitur nga mosndërhyrja e qeverisë së Libanitnë metodat që përdor Hizbullahu”[9] Ndërkohë që Hariri në deklaratën e dorëheqjes që ka dhënë 4 ditë më pas e ka akuzuar ‘Hizbullahun se ka përdorur armët kundër popullit sirian’ dhe se Irani po mundohet të marrë kontrollin e gjithë botës arabe.

Thirrja e Izraelit për ndërhyrje zyrtare

Një ndër deklaratat më të përshtatshme që vërtetojnë se dorëheqja e Haririt mund të fillojë një luftë të ngjashme me atë të Jemenit në Liban ka ardhur nga Izraeli.

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahuështë shprehur se “Dorëheqja e Haririt dhe përmbajtja e kësaj dorëheqje janë një thirrje për shoqërinë ndërkombëtare që të marrin masat e nevojshme kundër Iranit që po mundohet ta kthejë Sirinë në një Liban të dytë.”[10]

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes Izraelit, është shprehur se Libani është Hizbullah, Hizbullahu është Irani, pra Irani është Liban dhe vazhdon duke u shprehur se “Irani është një rrezik për botën. Hariri e ka vërtetuar këtë gjë me dorëheqjen e tij”[11]

Sa janë mundësitë që skenari i Jemenit të përsëritet në Liban apo iran?

Pyetja është nëse ‘shoqëria ndërkombëtare’ mund t’i përgjigjet thirrjes së udhëheqësve izraelitë dhe saudite për ndërhyrje duke ndërhyrë ushtarakisht kundrejt Iranit apo Hizbullahut ashtu si kooalicioni saudit ndërhyri në Jemen?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje duhet fillimisht të jemi të qartë se cilat janë shtetet që përfshihen në këtë ‘shoqëri ndërkombëtare’.

Është mëse e qartë se Këshilli i Sigurimeve të OKB-së nuk do të nxjerrë një rezolutë për të sulmuar Iranin dhe Hizbullahun ashtu siç është e qartë se sauditët dhe izraelitët kanë probleme me të kuptuarin dhe aplikimin e ligjeve ndërkombëtare.

Është e vështirë që t’i përgjigjemi ‘po’ kësaj pyetje nëse me ‘shoqëri ndërkombëtare’ nënkuptohet Amerika dhe vendat e tjera aleate perëndimore të cilat nuk kanë përmbushur asnjë nga kërkesat izraelite dhe saudite në çështjet e Sirisë dhe Irakut.

Nuk duket se Amerika do të hapë një luftë kundër Damaskut dhe aleatëve të tij duke marrë parasysh se pavarësisht reagimit të Izraelit dhe sauditëve ka bërë marrëveshje me Rusinë dhe është tërhequr nga lufta e Sirisë duke dërguar më pas edhe përfaqësuesin e saj në Damask.[12]

Megjithatë, nëse me ‘shoqëri ndërkombëtare’ bëhet fjalë për koalicionin saudit, ic cili prej 24 marsit të vitit 2015e ka bombarduar na ndërprerje Jemenin duke ushtruar metoda që e kanë lënë popullin në skamje dhe të ekspozuar ndaj sëmundjeve si kolera dhe Izraelit që ka vërë për vite të tëra tashmë në Gazza.

Parë në këtë këndvështrim, është mëse e qartë se Iraeli dhe sauditët duke qënë se nuk rrinë të parashikojnë rrjedhën e luftës së mundshme dhe rezultatet që mund të sjellë ajo, në vend që ta sulmojnë vetë Iranin apo Hizbullahun, i bëjnë thirrje ‘shoqërisë ndërkombëtare’ për një gjë të këtillë.

Duket sikur princi i kurorës saudite, Muhammad bin Selmani nuk ka pundur që të parashikojë dot përfundimet që do të sillte sulmi i koalicionit arab apo izraelitëve kundër Iranit apo kundër Hizbullahut. Sepse për momentin është i zënë me arrestimin dhe ngritjen e akuzave për korrupsion të 10 princave arabë dhe të më shumë se 30 zyrtarëve të lartë ndër të cilët edhe ministra që mbështesin këta princa.

Megjithatë, Izraeli nga ana tjetër është i vetëdijshëm se në rast se do të fillojë i vetëm një luftë me Hizbullahun, raketat e të cilit janë një kërcënim serioz për depot e amoniakut në Haifa dhe për sistemin bërthamor në Dimona, kjo mund të jetë lufta e fundit që Izraeli do të zhvillojë ndonjëherë.

Për këtë arsye, Izraeli pret nga sauditët, sauditët presin nga Izraeli dhe të dyja së bashku presin nga ‘shoqëria ndërkombëtare’.

[1] YDH. 29 Mars 2015. A ishte sulmi i Jemenit një vendim i arabëve? http://www.ydh.com.tr/YD454_yemen-saldirisi-bir-arap-karari-mi-.html

[2] YDH. 4 Nëntor 2017. Hariri: do të priten krahët e Iranit në rajon http://ydh.com.tr/HD15476_hariri–iranin-bolgedeki-elleri-kesilecek.html

[3] Rey el-Youm. 4 Nëntor 2017. الحريري يُشعِل فَتيل الحَرب الثالثة في لبنان من الرّياض.. واستقالته جاءت في إطارِ خُطّةٍ سعوديّةٍ أمريكيّةٍ والخَوف من اغتياله آخر الأسباب.. هل جَرى تَشكيل تحالفٍ عَربيٍّ جديد ضِد “حزب الله”؟ وهل صحيح أن اتصالات جَرت مع الأردن للانضمام إليه؟ وماذا عن قطر ومَوقِعها في هذهِ الطّبخة؟ http://www.raialyoum.com/?p=772874

[4] YDH. 16 Korrik 2017. Reagim nga Izraeli pwr marrwveshjen Putin-Trump http://ydh.com.tr/HD15343_israilden-putin-trump-anlasmasina-tepki.html

[5] Hürriyet. 21 Korrik 2015. Siria wshtw kthyer nw njw omletw tashmw http://www.hurriyet.com.tr/suriye-artik-omlet-oldu-29606320

[6] Sputnik. 18 Qershor 2015. Këshilltari i Mbretit Saudit Selman, Eshki: Është i pashmangshëm krijimi i Kurdistanit të pavarur https://tr.sputniknews.com/roportaj/201506181016078033/

[7] YDH. 12 Qershor 2015. Plani nga Arabia Saudite deri tek Izraeli pwr Kurdistanin e pavarur http://www.ydh.com.tr/HD13943_suudilerden-israile-bagimsiz-kurdistan-plani.html

[8] BBC Farsi. 3 Nëntor 2017. نتانیاهو: ایران به دنبال تشکیل امپراطوری است http://www.bbc.com/persian/world-41862218?ocid=socialflow_twitter

[9] Turqia, 5 Nëntor 2017. “Konflikti Hariri” mes Arabisë Saudite dhe Iranit http://www.turkiyegazetesi.com.tr/dunya/517076.aspx

[10] AA 4 Nëntor 2017. Sipas Netanyahut dorëheqja e Haririt është ‘rezultat i një kërkese’ http://aa.com.tr/tr/dunya/netanyahuya-gore-haririnin-istifasi-cagri-niteliginde/956747

[11] Hürriyet. 5 Nëntor 2017. Pas dorëheqjes së Haririt, Izraeli ia vuri gishtin Iranit, ndërkohë që Irani ka treguar gishtin nga sauditët http://www.hurriyet.com.tr/haririnin-istifasi-sonra-israilden-iran-cagrisi-geldi-iran-ise-suudileri-isaret-etti-40634389

[12] YDH. 3 Nëntor 2017. Kontakti i sigurimit nga Washingtoni në Damask http://www.ydh.com.tr/HD15475_washingtondan-samla-guvenlik-temasi.html

Burimi: Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne