“Një sulm është mjaft i mundshëm!”/Pas terrorit në Vienë, Britania rrit nivelin e rrezikut nga terrorizmi

Pas sulmit terrorist që tronditi Vienën mbrëmjen e djeshme, ku u vranë katër persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, por edhe sulmeve të fundit në Francë, ku humbën jetën tre persona në Nice dhe u vra një mësues në Paris, mbarë Europa është vendosur nën alarm.

Mbretëria e Bashkuar, sapo ka rritur nivelin e rrezikut nga një sulm terrorist, nga “i konsiderueshëm” në “i rëndë”, çka sugjeron se një sulm është mjaft i mundshëm në këtë shtet.

Niveli i rrezikut nga terrorizmi, analizohet nga Qendra Analitike e Terrorizmit, pjesë e shërbimit MI5, e cila bën rekomandimet e saj të pavarura./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne