Një tërmet 5.8 ballë godet Pakistanin

Një tërmet i fuqishëm prej 5.8 ballë ka goditur kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad dhe qytete tjera në provincën lindore Punjab.

Tërmeti shkaktoi frikë te shumë njerëz të cilët nxituan të dalin nga ndërtesat dhe shtëpitë shumëkatëshe.

Autoritetet theksuan se ende orvaten të konfirmojnë nëse tërmeti i sotëm ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Departamenti i Meteorologjisë në Pakistan theksoi se sipas vlerësimit të tij paraprak epiqendra e tërmetit me fuqi prej 5.8 ballë ndodhej në afërsi të qytetit malor Jehlum në provincën Punjab.

Dridhjet tronditën muret e shtëpive në Islamabad duke i lënë njerëzit të qëndrojnë në rrugë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne