Një tërmet 5,9 ballë godet Kinën

Në provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan, ka ndodhur një tërmet 5,9 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Qendra e Rrjeteve të Tërmetit në Kinë njoftoi se në rajonin Mociang Ha’ni të provincës Yunnan ka ndodhur tërmet prej 5,9 ballësh.

Tërmeti është ndjerë 11 kilometra në thellësi të tokës ndërsa nuk është raportuar për viktima ose dëme materiale.

Në tërmetin 6,5 ballë që goditi provincën Yunnan në gusht të vitit 2014 humbën jetën 398 persona.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne