Një tërmet prej 6.8 ballë godet Turqinë

Toka në Turqi duket se nuk po gjen paqe, ndërsa vendi është goditur sot nga një tërmet shumë i fuqishëm, me maginitudë 6.8.

Sipas EMSC tërmeti ishte me epiqendër në Elazig, ndërsa lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek qytetarët.

Sipas mediave turke, autoritetet kanë filluar punën në terren dhe po ndjekin zhvillimet. “Deri tani nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, tha kryetari i bashkisë së Elazig.

Ndërkohë ministri i mbrojtjes, Hulusi Akar është shprehur se bëhet fjalë për të paktën 4-5 godina të shembura.

Nuk flitet ende për viktima, ndërsa prej disa ditësh Turqia është goditur nga lëkundje të shumta tërmeti ku më i forti ishte ky i ditës së sotme.

Video Player

00:05
02:30

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne