Një tullac për Shtëpinë e Bardhë: Cory Booker shpall kandidaturën për president amerikan

Senatori demokrat Cory Booker njoftoi të premten se ai do të kandidojë për presidencën e Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e vitit 2020.

Demokrati nga New Jersey u tha në mbështetësve në një video-mesazh se ai do të punojë për të rivendosur unitetin e SHBA në një kohë të ndarjeve të thella politike.

Kështu, Booker hyri në listën e gjatë të kandidatëve për nominimin presidencial nga radhët e demokratëve.

Megjithëse është spekulluar për një kohë të gjatë se mund të jetë një kandidaturë e mundshme, ai nuk është ndër favoritët.

Gjatë verës priten debatet e para të Partisë Demokratike, ndërsa lista zyrtare e kandidatëve duhet të publikohet në vjeshtë.

Në shkurt të vitit të ardhshëm, do të fillojë votimi i parë i partisë dhe kandidati presidencial do të shpallet në një konventë partiake në korrik.

Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen më 3 nëntor 2020.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne