Një ushtar pakistanez vritet në ‘vijën e kontrollit’ Xhamu dhe Kashmir

Pakistani njoftoi se një ushtar pakistanez është vrarë nga zjarri i hapur nga ushtarët indianë në ‘vijën e kontrollit’ në Xhamu dhe Kashmir, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit, gjeneral major Asif Ghafoor, në llogarinë e tij në twitter bëri të ditur se në rajonin Buttal “një djalë tjetër trim i këtij territori ka humbur jetën në krye të detyrës në vijën e kontrollit”.

Ghafoor tha se ushtari pakistanez ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat e sigurisë së Indisë.

Në konfliktet e shënuara dje mes Pakistanit dhe Indisë në ‘vijën e kontrollit’ Xhamu dhe Kashmir humbën jetën pesë ushtarë indianë dhe tre pakistanezë, si dhe dy civilë.

Vazhdon të rritet tencioni mes Indisë dhe Pakistanit pasi India më 5 gusht hoqi strukturën me status të veçantë të rajonit duke anuluar nenin 370 të kushtetutës që i njihte privilegje rajonit Xhamu dhe Kashmir për më shumë se gjysmë shekulli.

India, e cila ka grumbulluar mijëra forca të sigurisë në Xhamu dhe Kashmir, zbaton rreptësisht kufizimet e sigurisë në rajon./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne