Gëzim Katuçi
Historik për dy arsye: e para, sepse thotë se krahasimi i veprimeve të Izraelit me ato të nazistëve nuk përbën vepër penale.
E dyta, sepse vjen pikërisht nga Gjermania, një nga vendet që konsiderohet ndër më të afërtat me Izraelin.
Një gjykatë e lartë rajonale në qytetin jugperëndimor të Zweibrücken-it ka shpallur të pafajshëm një person që kishte krahasuar veprimet e Izraelit me metodat e nazistëve.
Madje, gjykata shkoi edhe më tej: jo vetëm që një krahasim i tillë nuk përbën vepër penale, por ai mbrohet nga e drejta për lirinë e shprehjes.
Nëse do të jetonim në një vend me të vërtetë të lirë dhe me liri informimi, ky vendim do të transmetohej në të gjitha mediat. Dhe, nëse do të kishim një shtyp të lirë, ai do t’u kërkonte llogari institucioneve tona se përse, ndërkohë që sipas autorit po zhvillohej një gjenocid, ato shtrëngonin duart dhe shtronin tapete të kuqe për personalitete si Herzog në Tiranë që, sipas këtij këndvështrimi, mbanin përgjegjësi për bombardimet dhe Genocidin në Gaza e Palestinë.
Por ne jetojmë në një vend si Shqiperia që është shërbëtor i Izraelit dhe që Edi Rama tashme eshtë pjese a atij genocidi me veprimet e tij ! Ky vendim histori duhet të jepej në të gjitha mediat si lajm i parë ,por kjo nuk do të ndodhe pasi edhe mediat punojnë per ta.
Në tv italian canale 5 para ca ditësh gazetari ENRICO MENTANA I quajti kolonët isralite të armatosur eskursioniste./fb


















