Një zv.kryeministre raciste për kabinetin Rama 2

Zv. kryeministrja që as emrin nuk ja di…me deklaratën që ka  bërë duke thënë:

“pakica e jevgjve”,,, në një vënd të Bashkimit Europian  nuk  do kishte shanse të merrte postin e zv.kryeministres së vendit, por do ta kishin bërë mediat “copë” derisa ta detyronin të jepte dorëheqjen nga të gjitha funksionet.

Nuk më shqetëson kjo zv/kryeministre, por  katastrofa  qeveritare që po rrëshqet çdo ditë drejt një sundimi kriminal oligarkësh duke sunduar si fashist.

Emrat që lexuam se kush do bëj shtet janë emra skandaloz po ti marresh një nga një.

Mos të mundohen ta justifikojnë  militantët e përulur, se nuk ka njeri inate apo mllefe me askend, përkundrazi….  me këto njerëz që nuk kanë lidhje as me shtetin e as me principet dhe moralin e shtetit, por si të vetmen detyrë kanë shërbimin e oligarkisë kriminale dhe shpërblimin nga ky shërbim.  Këta, duke zhbërë shtetin-shoqërinë me imoralitetitin dhe urrejtjen racore-krahinore si model suksesi, duke përçare shoqërinë me devizën “përça e sundo”   nuk besoj se do shkojnë gjatë…zemërimi popullor do jetë i pashmangshëm.

Filloi qeverisja me të njëjtat gabime dhe skandale…nëse populli do dëgjoj p…e tyre si të kësaj laraske duke përbuzur dhe përçmuar një komunitet si pjesë e barabarte dhe me të gjitha të drejtat, me etiketimin JEVG, tregon se në ç’gjendje të rëndë është shteti dhe populli që pranon shtetarë të tillë

Në vende të lira dhe demokratike, njerëzit nuk paragjykohen nga raca, ngjyra, kombësia apo feja. Në të kundërt paragjykimi i tyre është i dënueshëm me ligj. Mos flasim për Amerikën, sot Gjermania e Hitlerit dikur, në ekipin kombëtar të futbollit luajnë afrikan me ngjyrë  dhe jo vetëm, por i ke neper institucione te ndryshme dhe mbi te gjitha ne ART.

Kësaj zonjës injorante me këtë që ka thënë dhe është e filmuar me audio, duhet ti mbyllen dyert ne Bashkimin Europian se për në Amerikë nuk bëhet fjalë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne