Njerëzit e Haradinajt sulmojnë Ramën: Mbreti është lakuriq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është sulmuar nga bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit u ofendua nga udhëheqësi shqiptar në Tiranë.

“Sa pa dalë Facebook-u, budallain e njihte vetëm shtëpia e vet”, është shprehur sot Rama, në një konferencë për media, duke iu referuar shefit të ekzekutivit kosovar.

Ai gjithashtu e ka quajtur Haradinajn gënjeshtar.

Pas këtyre deklaratave të Ramës kanë reaguar Ardian Gjini, nënkryetar i partisë së Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Halil Matoshi, anëtar i partisë e këshilltar i kryeministrit të vendit.

“Edi Rama jo vetem qe ka hyre ne valle te ndarjes se Kosoves por edhe krejtpublikisht ka lobuar per nje skenar te tille qe nga vera e vitit te kaluar”, ka shkruar Gjini në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.

“Tani, kur ky ‘projekt’ antishqiptar eshte pothuajse i vdekur, Rama po provon t’i beje dy pune krejt palidhje; provon qe ne te njejten kohe ta shpetoje projektin pothuajse te vdekur si dhe te shfajesohet per nisjen e tij. Po ne te njejten kohe, skuqet sysh kur dikush ia thote te verteten. Mbreti eshte cullak”, është shprehur ai.

“Rama eshte lajthitur kur ka menduar se e ka blere mbeshtetjen e shqiptareve me nje fjali ne Beograd (dhe ate ne marreveshje me mikun e tij Aleksander). Rama, je vetem nje politikan skajshem oportunist. Nuk je fare mbret, je krejt cullak. Dhe kur flet per ndarje te Kosoves, po genjen sa je i madh ti vet. Dhe je goxha i madh, nja njeqind kile mish”, ka thënë Gjini.

“Edhe nese bota kthehet mbrapsht, Ramush Haradinaj do te mbetet hero, edhe i luftes edhe i pasluftes. Ndersa ti, nje dikush qe ka dashur te behet mbret por ka mbetur cullak. Tani gjeje vet se kush jane gomeret genjeshtaret e psikopatët”, përfundon shkrimi i Gjinit.

Ndërkaq, Matoshi ka zgjedhur një poezi të Ali Asllanit për t’i mëshuar Ramës pas ofendimeve.

Ai ka publikuar disa vargje nga “Maskarenjtë” në llogarinë e tij në Facebook, teksa në fund ka shkruar: “Çdo ngjashmëri me persona real, sot e andejpari, është e qëllimshme”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne