Bota Kuriozitete

Njeriu më i vjetër në botë tregon qëllimin që i ka vënë vetes: Më ka penguar djalli, por tani…

Njeriu më i vjetër në botë ka bërë me dije planet e tij për të hequr dorë nga duhanpirja në moshën 114 vjeçare.
Fredie Blom nga Afrika e Jugut ka pirë duhan të mbështjellë me gazetë për dekada të tëra.
Pasi festoi ditëlindjen e 114-të ai i ka vendosur vetes qëllimin për të hequr dorë, sepse sipas tij asnjëherë nuk është vonë për të ndryshuar.

“Çdo ditë unë pi dy deri tre cigare. Unë përdor duhanin tim sepse nuk pi cigare, “tha ai për BBC.
Nevoja për të pirë është shumë e fortë, por nganjëherë i them vetes që do të ndalojë, por jam thjesht duke gënjyer veten.
‘Fajësoj djallin për këtë sepse ai është shumë i fortë’, shprehet Fredie.
Ndonëse ai nuk është verifikuar ende në Rekordin Guiness si njeriu më i vjetër në botë, ai mendon se është sepse në muajin prill Masazo Nonaka u konsiderua si më i vjetri dhe i përkiste moshës 112 vjeçare.
Ai beson se do të jetë në gjendje të jetojë edhe për disa vite.
“Ndihem i shëndetshëm, jam mirë”, shprehet ai duke shtuar se zemra e tij është e fortë, problemi i vetëm është se nuk mund të ecë dot siç bënte më parë.