Njeriu i vogël me sfida të mëdha

Në kohën kur të gjithë prisnin për një grusht shteti në Katar, një grusht shteti ka ndodhur brenda Arabisë Saudite. Kjo është hera e parë në historinë e Arabisë Saudite që një princ i kurorës zgjidhet nga bijtë e mbretit, sepse sipas traditës politike saudite, mbretëria trashëgohet nga vëllai tek vëllai.

Tani, në pozitën e trashëgimtarit të kurorës Saudite është zgjedhur një person i cili ka përvojën më të vogël të mundshme politike. Pak ditë më parë, trashëgimtari i kurorës Bin Selman nisi të eliminojë përgjithmonë personat që për nga mendimet nuk kanë ndryshim të madh me të. Ndalimi i daljes së ish-princit të kurorës Mohammed bin Nayef nga rezidenca e tij në këtë vend tregon se transferimi i pushtetit, siç tregohet nga mediat zyrtare saudite, nuk ishte rrjedhshëm dhe ai që për vite me radhë si Ministër i Brendshëm , ishte përgjegjës për sigurinë e vendit të tij dhe zëvendësi i tij, Nayef bin Abdulaziz, tani mund të jetë një kërcënim relativ për sigurinë dhe rendnin në Arabinë Saudite. Pra, Bin Selman, i mbështetur tani nga Shtetet e Bashkuara në fronin e trashëgimtarit, do të përballet me një numër sfidash brenda Arabisë Saudite dhe monarkisë së skaduar. Duke marrë parasysh zgjedhjen e Mohamed bin Selman, ai ka të ngjarë të përballet me sfida të ndryshme në punët e brendshme të mbretërisë në të ardhmen. Këto sfida mund të përmblidhen si më poshtë: Së pari, tensioni në familjen Al Saud: Zgjedhja e Muhammed bin Salmanit me siguri nuk do të pranohet nga princat e tjerë sauditë, ashtu siç në ditët e kaluara u dha lajmi i mohimit të pranimit të trashëgimtarit të kurorës nga Bin Selman. Rreth 21 princa sauditë në një letër drejtuar mbretit Salman, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj trashëgimtarit të kurorës Mohammad Salman. Ata kanë paralajmëruar se trashëgimtari i Kurorës Mohammed Salman mund të prishë rrethin e familjes mbretërore në Arabinë Saudite dhe mund të krijojë një të ardhme të paqartë. Ata e konsiderojnë këtë si akt kundër sistemit të besnikërisë në dinastinë në pushtet. Së dyti, myftitë vahabi të fuqishëm dhe me influencë janë kundër çdo ndryshimi në strukturat politike, shoqërore dhe ekonomike të Arabisë Saudite.

“Ndryshimi shoqëror është thelbësor për modernizimin e ekonomisë saudite”, raporton gazeta franceze Libreas. Në këtë mënyrë, Muhammed bin Selman përballet me një grup shumë influencues të myftive vahabi. Pa dyshim, grupi nuk ka shprehur kënaqësi me emërimin e tij si Trashëgimtar i Kurorës. Problemet e mëdha politike dhe sociale kanë sfiduar mbijetesën e strukturave politike saudite. Shmangia e shpërthimit të bombës së të rinjve të këtij vendi është sfida më e madhe për Trashëgimtari e ri të Kurorës të Arabisë Saudite. Së treti, Çështjet Ekonomike: Në këtë fushë, Mohammed bin Salman do të përballet me dy sfida kryesore në të ardhmen: njëra merret me shitjen e naftës dhe e dyta është rritja e papunësisë midis të rinjve sauditë. Aktualisht, më shumë se 70 për qind e bizneseve saudite janë të drejtuar nga shteti. Shkalla e papunësisë është 12 për qind dhe në mesin e të rinjve është 30 për qind. Këta faktorë janë kontribuues të mëdhenj në përfshirjen e të rinjve në grupe terroriste, gjë e cila gjithashtu do të krijojnë sfida të brendshme për qeverinë saudite. Nga ana tjetër, çmimet e naftës kanë rënë, gjë që ka çuar në një rënie prej 90% tek të ardhurat saudite dhe ka futur ekonominë vendit në kushte të pafavorshme. Shitja e naftës së Arabisë Saudite në vitin 2016, ishte 87 miliardë dollarë dhe kjo është sa gjysma e të ardhurave saudite gjatë viteve të fundit. Së katërti; Sfidat e sigurisë: Çështjet e sigurisë janë një nga sfidat më të spikatura me të cilat do të përballet Mohammed bin Selman. Kjo është për shkak të aparatit të sigurisë saudite të ekspozuar ndaj kërcënimit të paraqitur nga ISIS dhe grupet takfiriste si al-Kaida. Lufta ndaj Jemenit ka qenë gjithashtu një burim shqetësimi për Arabinë Saudite. Kjo luftë ka çuar në përhapjen e grupeve ekstremiste në Jemen, e cila gjithashtu kërcënon Arabinë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne