“Njësoj si me maskat”, Berisha: Skandal, vjedhjet e Xhaçkës dhe Edvinit me orizin

Abuzimet e rënda të Ministrisë së Mbrojtjes pas tenderit të ushqimeve vazhdojnë të dalin në dritë ende. Fakt është se një pako oriz e cilësisë së fundit, ndihmë për njerëzit në nevojë, po blihet katër e deri pesë fish më shtrenjtë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si skandal këtë akt që mban firmën e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

“Skandal! – shkruan Berisha në Facebook. – Orizi për ndihmat blihet me 4-5 fishin e çmimit! Vjedhjet e Ndrikull Hajni Xhaçkës dhe Edvin Hajdutit me orizin janë njëlloj si vjedhjet e këtij të fundit me ndrikull Hajni Maskën me maskat! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! “

“Përshëndetje Dr.

Blerjet e ushqimeve të shportës nga Ministria e Mbrojtjes është skandaloz.

Orizi, cilësi e fundit, po blihet nga 700 lek të vjetra në 3,000 lek dhe shto dhe shpenzimet operacionale deri te përfituesi, shkon 4,000.

Po qe se familjeve në nevojë do t’ju jepeshin bono ose para në dorë , do të blenin 4-5 herë më shumë ushqime me të njëjtën vlerë të paketës që shpërndan ministrja Xhaçka me kompaninë e bashkëshortit Tan Gaxhi

Prej 5 ditësh, nuk ka ndryshim tabela e ndihmave nga Rezervat e Shtetit….!

Kjo për shkak se Ministria e Mbrojtjes ka bërë vjedhjet më skandaloze me tenderin e ushqimeve me firmën e zgjedhur nga Tan Gaxhi, bashkëshort i ministres Xhaçka.”/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne