Bota Rajoni Shqiperia

Njihuni me heronj muslimanë që shpëtuan hebrenj nga terrori nazist

Pas tyre vjen Necdet Kent, gjeneral konsull turk në Marsejë, gjatë viteve 1941-1944. Në vitin 1943, Kent u lajmërua nga një punëtor i konsullatës që 80 hebrenj turq ishin ngarkuar në një tren që do t’i çonte drejt Gjermanisë. Ai nxitoi drejt stacionit të Shën Karlosit, ku gjeti në vagonat e destinuar për bagëti me qindra hebrenj që qanin.

Kur komandanti i Gestapos nuk pranoi kundërshtimin i Kentit se këta njerëz, si qytetarë turq, nuk mund të marreshin, ai hipi në tren vetë sapo u ai u nis. Në stacionin tjetër, zyrtarët gjermanë, të tronditur nga veprimi i Kentit, u detyruar t’i zbresin të gjithë hebrenjtë duke i lënë ata që të udhëtojnë drejt Stambollit.

Ndërkaq, media turke që u ka kushtuar një shkrim heronjve të saj në shpëtimin e hebrenjve, veçon dhe të tjera raste jo turke, por gjithashtu muslimane, duke përzgjedhur dhe një prej shumë rasteve shqiptare.

Një diplomat iranian, Abdol Hossein Sardari, gjithashtu përdorte zyrën e tij për të shpëtuar hebrenjtë në Paris, ku ai shërbeu në zyrën konsullore iraniane. Në vitin 1942, pas nisjes së projektve të tmerrshme të nazistëve, Sardari filloi lëshimin e qindra pasaportave iraniane për hebrenj jo-iranianë, duke u dhënë atyre një shans që të shpëtonin nga persekutimi. Për të siguruar qëndrueshmërinë e planit të tij, Sardari veproi fshehurazi pa leje. Megjithatë, veprimet e tij u përshëndetën më vonë nga qeveria iraniane.

Khaled Abdul Wahab, një burrë i ri tunizian, strehoi 25 hebreje tunizianë në fermën e familjes së tij pasi dëgjoi se oficerët gjermanë nazistë po planifikonin të përdhunonin një grua hebreje. Ata u fshehën në mënyrë të sigurt në familjen dhe pronat e tij deri në fund të pushtimit në prill 1943.

Një grup tjetër i heronjve muslimanë ishte familja Pilku në Shqipëri, e cila strehoi Johanna Neumann-in dhe nënën e saj në shtëpinë e tyre, duke bindur të tjerët se gratë ishin të afërm të vizituar nga Gjermania.

“Ata vunë jetën e tyre në rrezik ë për të na shpëtuar”, tha 86-vjeçarja Neumann për iraeliten TIME në janar.

“Çfarë bënë këta njerëz, shumë kombe evropiane nuk e bënë. Të gjithë endosën të shpëtonin hebrenjtë”, tha ajo. /tesheshi

OPINIONE

INTERVISTA