Njoftim i rëndësishëm për banorët e Tiranës, 5 orë pa energji elektrike në këto lagje të populluara

5 orë do të mbeten sot pa energji elektrike disa zona kryesore të Tiranës.
Njoftimi është bërë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas një njoftimi zyrtar OSHEE njofton se për shkak të punimeve në rrjetin e shpërndarjes, sot në n/stacionin Selitë, do të ketë kufizime të energjisë elektrike në zonën pranë Kodrës së Diellit dhe pranë Xhamllikut.

Pa drita do të mbeten edhe banorët e rrugës “Halit Bega” e “Niko Avrami” (Allias) në kryeqytet.

Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 dhe janë përqëndruar konkretisht në ontim celash, si dhe në kabinën që furnizon me energji zonën e Xhamllikut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne